Berisha 'non grata' bujë në mediat ndërkombëtare, nga Reuters e Associated Press te ato rajonale (FOTO)

Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së futën në listën e zezë një ish-President dhe një ish-Kryeministri të një vendi si Shqipëria, Sali Berishën, ka bërë bujë të madhe në mediat më të rëndësishme botërore.

Ish kryeministri është shfaqur në faqet e para të mediave ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar deklaratën e sekretarit Amerikan të Shtetit i cili rendit argumentet e DASH.

Agjencia e lajmeve Reuters , ka deklaruar se SHBA e kanë shpallur Non-grata ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive, ndërkohë që theksoi se pavarësisht kontakteve të para me të ai kishte refuzuar t’u përgjigjet atyre.

Ish-lideri Sali Berisha shpallet non-grata e ka titulluar kështu ABC news dhe në artikullin e saj media amerikane ka theksuar edhe nnjëherë se për Shqipërinë thembra e Akilit ka qenë përherë korrupsioni dhe me këtë masë SHBA, ka treguar se gjendet në krah të shqiptarëve.

Associated Press, në artikullin e vete ka përfshirë edhe reagimin e Berishës pas vendimit të bërë publik nga sekretari amerikan dhe ka theksuar se Berisha është zyrtari i katërt i lartë shqiptar i shpallur non-grata në SHBA, por asnjë nga të mëparshmit nuk ka mbajtur pozita kaq të larta.

Lajmi për vendimin amerikan, ka zënë vend edhe në  mediat rajonale i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë raportimit të një zhvillimi kaq të rëndësishëm.

Balkan Insight, ka theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij politike Berisha është karakterizuar nga ulje ngritje, nga presidenti I parë I zgjedhur në mënyre demokratike, tek përplasjet e dhunshme në 1997, dështimi i skemave piramidale dhe shpërthimi në Gërdec.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë