Vetë Françi është shprehur mjaft e ngazëllyer nga surpriza që i kanë bërë në një klub nate miqtë e saj.
“Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për urimet… Surpriza fantastike dhe një organizim perfekt dhe shumë dashuri. Jam shumë e lumtur që 20 vjetori im u shoqërua me 20 dhurata mbi tavolinë, Surpriza më e bukur e jetës time”, ka shkruar ajo në një status në Facebook, ndërkohë që ka ndarë dhe disa foto me fansat dhe miqtë e saj.
Nuk ka munguar edhe një foto ku Françeska ndodhej në parukeri duke u rregulluar për mbrëmjen.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)