Kryeministri francez, Manuel Valls do të përpiqet sot të bindë Kuvendin për të mbështetur qeverinë tejet jopopullore të Francës në një votë besimi. Së paku, 30 deputetë nga radhët e socialistëve mendohet të abstenojnë në votimin pas riorganizimit të kabinetit, pasi 3 ministra të majtë kritikuan masat shtrënguese ekonomike të Hollande.

Kryeministri Valls, i zgjedhur në prill, nëse nuk arrin të sigurojë mbështetje në asamblenë prej 557 anëtarësh për programin qeverisës, do të duhet të paraqesë dorëheqjen e tij. Ndërsa vetë presidenti Hollande ka qenë në qendër të kritikave në lidhje me ndryshimin e papritur të kabinetit të tij si dhe kritikat e ish-zonjës së tij Valerie Trierweiler në librin e saj me kujtime.

Sondazhet e opinionit flasin për një ulje të popullaritetit të Hollande, ku rreth 2/3 e popullit do dorëheqjen e tij. Ai përballet gjithashtu edhe me një kthim të mundshëm të ish-presidentit Nicolas Sarkozy fushën politike për të kandinuar në zgjedhjet presidneciale të vitit 2017.

Sipas mediave fraceze, shumë shpejt Sarkozy do të njoftojë vendimin e tij në gazeta apo në rrjetin social Facebook.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)