PARIS - Franca do të zgjedhë sot mijëra këshilltarë lokalë ndërsa mban raundin e dytë të zgjedhjeve për këshillat, që konsiderohen si një test për Francën para zgjedhjeve presidenciale të 2017.
Partia “Bashkimi për Lëvizjen Popullore” e ish-presidentit Nikolas Sarkozi kryeson pas raundit të javës së shkuar. Fronti Kombëtar i djathtë i Marine Le Pen nuk mori dot votat e pritura, duke kaluar në vendin e dytë.
Socialistët e Presidentit Francez Fransua Hollande, të renditur në vendin e tretë, pritet të humbasin shumë vende në këshilla, Sarkozi thotë se raundi i parë tregoi dëshirën për ndryshim të popullit francez.
Sondazhet e opinionit shohin partinë e Sarkozisë dhe aleatët e saj të fitojnë të paktën dy herë më shumë vende se sa Partia Socialiste e Presidentit Hollande.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Francë, Sarkozi fiton raundin e parë të zgjedhjeve lokake, ndjek Le Pen