Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë

Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë

Jean-Noel Barrot,

Ministri i Francës për Çështje Evropiane, Jean-Noel Barrot, është shprehur se sipas Francës ekziston një rrezik se çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Për këtë arsye në vlerësimin e tij çështja e anëtarësimit duhet të shqyrtohet më vonë.

“Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, thekson Barrot, para seancës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kosova përfundimisht nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Arsyeja për këtë ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin - të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shisnin doza kanabisi në Kombinat, arrestohen 4 spaçatorët

Tiranë/ Shisnin doza kanabisi në Kombinat, arrestohen 4 spaçatorët