Rreth 320 mijë protestues morën pjesë në demonstrata në të gjithë Francën këtë të shtunë, deklaroi Ministria e Brendshme, ndërsa sindikatat rinore pretenduan për të paktën gjysmë milioni. 70 mijë protestues u numëruan vetëm në Paris, ku patën edhe përleshje të dhunshme me policinë.
Dhjetëra persona të maskuar të veshur me të zeza përdorën çekiçë për të shkëputur gurët e pllakave dhe për t'i hedhur ato drejt policisë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Protesta të dhunshme u regjistruan edhe në qytete të tjera kundër kostos së lartë të jetesës dhe dhunës policore. Në Marsejë pati përplasje me policinë, ndërsa në Lion, qyteti i tretë më i madh i Francës, protestuesit hodhën predha drejt policisë, duke bërë që oficerët të qëllonin me gaz lotsjellës. Në Tuluzë, policia përdori ujë me presion ndaj të rinjve, shumë prej të cilëve të maskuar me kostume të festës së Hallouinit. Autoritetet thanë se arrestuan mbi 290 persona.
Protesta pati këtë fundjavë edhe në Gjermani, ku të rinjtë kërkuan përmirësime në sektorin arsimor dhe ulje të kostove të jetesës.
Protestat gjermane të organizuara nga grupi i fushatës "Gen Z regelt" pati në Berlin, Frankfurt e Mynih. Grupi thotë se kundërshton shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe dëshiron investime më të mëdha në arsim, pasi shumë të rinj gjermanë përballen me rritjen e kostove.







Komente
Komento