Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zyrtarizuar listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë 'Gjelat' në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar praninë e shumë yjeve, por edhe disa mungesa të bujshme.
Në përzgjedhjen finale bie në sy lënia jashtë e disa emrave të njohur si Antoine Griezmann, Corentin Tolisso, Eduardo Camavinga, Randal Kolo Muani, Christopher Nkunku, Kingsley Coman dhe Hugo Ekitike (i dëmtuar), të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës në turneun më të madh të futbollit botëror.
Pavarësisht këtyre mungesave, Franca mbetet një nga favoritët kryesorë për trofeun, falë një grupi të mbushur me cilësi dhe eksperiencë në kompeticione ndërkombëtare.
Në fazën e grupeve të Botërorit 2026 (11 qershor - 19 korrik), Franca do të përballet me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë në Grupin I.
Në listë bien në sy emra si: Maignan, Kante, Rabiot, Cherki, Tchouameni, Dembele, Thuram, Mbappe, Olise, Mateta apo Doue.
Lista e Francës për Kupën e Botës 2026
Komente



