FRANCË - Ka përfunduar pengmarrja e dyqanit në një qendër tregtare në Paris të Francës. Për më shumë se tre orë, 3 persona të armatosur kanë mbajtur peng 18 persona të cilët ndodheshin në dyqanin brënda një qendre tregtare.

Sipas mediave franceze, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka mundur të lirojë 18 personat që mbaheshin peng.

Sipas informacioneve nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë autorët janë larguar nga vendngjarja.

Policia Franceze është vënë menjëherë në ndjekje për kapjen e tre autorëve që mbajtën peng për më shumë se 3 orë personat në dyqan.

Sipas mediave shkak i kësaj pengmarrje është grabitja e dyqanit nga tre personat e armatosur. 


qendra tregtare france policia
(Policia franceze ka rrethuar qendrën tregtare ku po mbahen peng personat) 

f
(Dyqani ku po mbahen peng personat)
qendra tregtare
(Qendra tregtare)

 

Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)