Në fund, e vërteta ka triumfuar. Pas 35 vjetësh dhe një jete të rehatshme nën dritën e diellit të Parisit, ku jepte mësim si pedagog në Universitetin e Sorbonës, "ekzekutuesi" i diktaturës në Argjentinë u ekstradua në Argjentinë.
Mario Sandoval, 66 vjeç, ish element aktiv i inteligjencës ushtarake, ka punuar në kuadër të ESMA, Shkolla e Mekanikës së Ushtrisë e cila u bë e njohur si një qendër torturash.
Në fund të diktaturës, Sandoval u largua për në Francë, ku mori shtetësinë në vitin 1997 dhe u bë edhe këshilltar i ish presidentit Nikola Sarkozi.
Por disa nga kolegët e tij të universitetit e njohën, e denoncuan dhe u arrestuan nga policia.
"Ekzekutori" udhëhoqi një betejë të gjatë ligjore, duke mohuar identitetin e tij, duke akuzuar shtypin francez për orkestrimin e një mashtrimi, siç bëri ndaj kolegëve të tij që kërkuan dëbimin e Sandoval nga fakulteti.