PARIS, 12 mars /ATSH-AFP/ - Greqia dhe OCDE-ja njoftuan sot një partneritet për zbatimin e reformave, mbi fiskalitetin apo konkurencën, ku Athina shpreson se do të jetë një pasaportë e vullnetit të saj për reforma.
"Ne kemi nënshkruar një dokument për riforcimin e bashkëpunimit tonë", theksoi në një konferencë shtypi sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE), Angel Gurria duke kujtuar se qeveria e majtë ardhur në pushtet së fundi kishte qenë e para që i kishte bërë kërkesë institucionit ndërkombëtar.
Kjo organizatë prej 30 shtete, shpesh quajtur "klubi i vendeve të pasura" synon të japë vlerësimin e saj për Athinën si dhe për të bërë administratën fiskale më efikase ose për të thyer monopolet ose oligopolet në disa tregje./
/ec/












