Francë - Brahim B, autori që kërcënoi me thikë oficerët e policisë pranë Harkut të Triumfit në Paris ka ndërruar jetë në spital.

Ai mbeti i plagosur pasi një oficer tjetër qëlloi me armë ndaj tij, për t’u mbrojtur.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori do të kryente një akt terrorist.

Mediat franceze raportojnë se 48-vjeçari nuk ishte i panjohur për policinë - ai ishte liruar nga burgu shtatë javë më parë dhe duhej të ishte nën mbikëqyrje.

Më 8 qershor 2012, ai goditi me thikë tre oficerë policie në Bruksel. Në dëshminë e tij ai deklaroi se donte t'i "ndëshkonte" ata që nuk i lejonin gratë myslimane të mbanin burka.