PARIS - Të dhënat e para nga rregjistrimet e “kutisë së dytë të zezë” të avionit Germanwings që u përplas në Alpet Franceze konfirmojnë se bashkë-piloti ka vepruar qëllimisht. Investiguesit e agjencisë franceze thonë se Andreas Lubitz ka përshpejtuar vazhdimisht zbritjen e avionit.
Nga hetimet e tjera të të dhënave të siguruara në shtëpinë e Lubitz, sipas prokurorit të Marsejës provohet se para aktit fatal bashkë piloti Andreas Lubitz ishte informuar online mbi metodat vetëvrasëse dhe mbi sigurinë e kabinës së pilotimit.
Ndërkohë gjetja e kutisë së dytë të zezë pritet të zbardhë fakte dhe detaje të reja mbi dinamikën e aksidentit tragjik që shkaktoi vdekjen e të gjithë pasagjerëve në bord.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com