FRANCE - Ish-presidenti Francez, Nikolas Sarkozy është marrë në pyetje nga zyrtarët e financës mbi dyshimet për financimin e paligjshëm të fushatës së tij elektorale të vitit 2012-të. 

Në vazhdën e hetimeve mbi faturat false të quajtura si “Bygmalion”, janë ndaluar gjithashtu dhe drejtori i fushatës elektorale të Sarkozy, arkëtari dhe avokati i UMP, partisë së drejtuar prej tij. 

Rasti Bygmalion, mbi të cilën ish presidenti francez dhe fituesi i zgjedhjeve të javës së kaluar është në hetim, bën fjalë mbi sistemin e faturave të rreme që ai ka paguar në fushatën elektorale të 2012-tës me thesarin e partisë UMP; rreth 18,5 milion euro.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)