Francë, ministrja e Kulturës drekë
me nobelistin, por nuk i njeh librat

FRANCE-Kur nobelisti francez Patrick Modiano ka fituar çmimin Nobel për letërsinë gjatë këtij muaji, reagimi i ndërkombëtarëve u përmblodh në dy fjalë “cili është ky?”. Mesa duket edhe ministrja e re e kulturës në Francë, Fleur Pellerin, ndan të njëjtin mendim.

Ajo ka treguar gjatë një interviste televizive se ka shijuar një drekë me autorin ndonëse nuk ishte në gjendje të përmendte asnjë libër të tij. Pasi është pyetur se cili është libri i saj i preferuar nga ky autor, ministrja është përgjigjur se nuk ka patur kohë të lexojë asnjë libër që prej dy vjetësh.

Fleur Pellerin

“Lexoj shënime, tekste legjislative, lajme, historitë e AFP-së, por lexoj shumë pak”, -është shprehur Pellerin. Kaq ka mjaftuar që mediat ta “kryqëzonin”, madje komentatori Claude Askolovitch shkroi në Huffington Post France se pas këtij pohimi të ministres se lexonte pak ajo duhet të japë dorëheqjen. Pellerin ka lindur në Korenë e Jugut, por është adoptuar nga një familje franceze kur ishte vetëm  gjashtë muajshe.

Në profilin e saj tek “Le Figaro” Pellerin ka theksuar se autorët e saj të preferuar ishin, Charles Baudelaire me “Lulet e së keqes” dhe Kazanova në Bolzano i autorit hungarez Sándor Márai. Gjithsesi ajo sërish nuk përmendi gjëkundi ndonjë titull të nobelsistit francez Modiano.

modiano

Pas arritjeve të saj ajo nuk ka fshehur kurrë ambicien për të qenë ministre kulture. Majin e kaluar, ajo ishte përgjegjëse për tregtinë e jashtme, kurministrja e kulturës asokohe si dhe rivalja e saj  Aurelie Filipetti, e ka  poshtëruar duke e bërë të hyjë në festivalin e filmit në Kanë nga hyrja e pasme në vend të parakalimit në tapetin e kuq. Më pas  emërimi i saj si ministre e kulturës në gusht është parë gjerësisht si hakmarrje e Pellerin.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase