Pavarësisht një rimëkëmbje modeste të tegut të punës në zonën OCDE (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), organizata ndërkombëtare u shqetësua sot për rritjen e vazhdueshme të papunësimit afatgjatë (më shumë se një vit), duke i kërkuar shteteve të luftojnë kundër këtij fenomeni.
Rimëkëbja ekonomike është shumë e dobët për të shkaktuar një përmirësim të ndjeshëm të punësimit, shpjegon OCDE-ja, që paraprin se do të ketë një rënie të vazhdueshme të papunësisë dhe në fund të vitit 2015 do të arrijë në 7,1 për qind.
Por pavarësisht një rënie të papunësisë së pëgjithshme, papunësia afat gjatë vazhdon të rritet paralajmëron organizata. Në tremujorin e parë, 16,3 milionë persona ishin të papunë prej më shumë se një vit, ose më shumë se një e treta e 45 milionë të papunëve në përgjithësi në vendet e OCDE-së. Të papunët afat gjatë janë rreth dy herë më shumë se në vitin 2007.
OCDE-ja numëron 34 vende anëtare, ku shumica janë vende të zhvilluara si SHBA-ja, vendet e BE-së, Australia, Japonia si dhe vende në zhvillim si Meksika, Kili, Turqia, por Kina, Brazili dhe India nuk marrin pjesë./ATSH/
/Shqiptarja.com