PARIS, 30 nëntor /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy u zgjodh dje presidenti i partisë kryesore franceze të qendrës së djathtë UMP (Union pour un Mouvement Populaire) me 64,5 për qind të votave.
Sarkozy merr kështu postin e parë zyrtar pas rikthimit në skenën politike franceze, të njoftuar shtatorin e kaluar, pak më shumë se dy vjet pas largimit nga posti i presidentit të republikës.
Aktualisht president i Francës është socialisti François Hollande/ a.jor.