Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nuk përjashton një ndërhyrje ushtarake evropiane në Libi dhe vlerëson se ajo duhet të zbatohet sipas një plani afatgjatë për të stabilizuar vendin.
"Veprimi më i thjeshtë është të fusim mjete ushtarake në një operacion për ruajtjen e paqes, pas dezjes së dritës jeshile nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së", deklaroi ai në një intervistë për pesë të përditshme evropiane, përfshirë francezen "Le Figaro".
"Është një situatë që e kemi hasur para katër vitesh. Prandaj jam i bindur se këtë herë duhet të zbatojmë një plan afatgjatë, përtej një ndërhyrjeje të thjeshtë", shtoi ai.
Tusk saktësoi se do të vizitojë disa vende të rajonit së bashku me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, menjëherë pas mbajtjes të samitit evropian të së enjtes dhe të premtes për të diskutuar rreth situatës në Libi, që është përfshirë prej kohësh nga kaosi.
"Çështja e Libisë nuk i përket vetëm BE-së, por edhe Turqisë, Egjiptit, Tunizisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha ai./atsh/
/Shqiptarja.com