PARIS - Kryeministri francez, Manuel Valls nuk do marrë pjesë nesër në Berlin në këshillin franko-gjerman të ministrave dhe e ka shtyrë vizitën e tij në Bankën Qëndrore Evropiane (BQE) në Frankfurt për një fjalim përpara deputetëve socialistë në Paris, një ditë pas disfatës zgjedhore, thanë sot burime pranë tij.
"Kreu i qeverisë franceze mendon se duhet të jetë i pranishëm në mbledhjen e grupit të deputetëve socialist nesër në mëngjes në Kuvendin e tyre Kombëtar, gjithashtu në seancën e pyetjeve ndaj qeverisë pasdite", theksuan burimet duke shtuar se vendimi ishte marrë bashkë me presidentin Hollande.
Mungesa e presidentit apo e kryeministrit në takimin e ministrave, edhe pse formati franko-gjerman nuk është ai i takimit të përhershëm në Elysee, është e jashtëzakonshme.
"Vizita në Frankfurt, ku kryeministri duhej të takonte kreun e BQE-së, thjesht është shtyrë për disa ditë", thanë burimet.
Pavarësisht disfatës së të dielës dhe humbjes së 25 departamenteve në favor të së djathtës, ekzekutivi ka deklaruar synimin e tij për të mbrojtur kursin ekonomik.
Si për përkim kalendarik, nesër kryeministri Valls bën një vit në krye të qeverisë franceze./ATSH/
/Shqiptarja.com