Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis theksoi në një intervistë t ëpublikuar sot nga France 24 se besonte në një marrëveshje me kreditorët e vendit për t'u bërë ballë afateve financiare në pranverë.
"Kalendari i rimbursimeve të Greqisë ka një perspektivë më të lartë në muajt mars-prill, muaj gjatë të cilëve vendi përballet me afate më të rënda", theksoi ai.
"Të gjithë e kemi ditur gjithmonë këtë. Megjithatë (...) jam i sigurt se ne do të arrijmë një marrëveshje duke garantuar se një likuiditet i dobët nuk do të mund të pengonte një proces, për të cilin ne kemi punuar shumë për ta vënë në zbatim", shtoi ai.
Një marrëveshje u arrit me 20 shkurt mes Athinës dhe kreditorëve duke i dhënë katër muaj kohë, deri në fund të qershorit, qeverisë greke për të paraqitur reformat në këmbim të një ndihme financiare.
Këto reforma duhet të jenë të vlefshme për kreditorët deri në fund të muajit prill për të zhbllokuar këstin e fundit të kredisë ndërkombëtare prej shtatë miliardë eurosh, ndërprerë që prej verës dhe jetësore për mbijetesën financiare të vendit./atsh/