Shkodër - Dekorimi i hetuesit të At Zef Pllumit nga qeveria është cilësuar si një akt i turpshëm nga përgjegjësi i biblotekës franceskanë, njëkohësisht botuesi i veprave të At Zef Pllumit, Padër Vitor Demajt.
Sipas Padër Vitorit, dekorimi i përsonave të tillë është si të vendosesh anti- vlerën si vlerë kombëtare. Prandaj nga provinca franceskane ky akt është cilësuar si akt i patolerueshëm ndërsa kanë kërkuar që të rishikohet nga qeveria.
Ndërsa janë rritur polemikat rreth dekorimit të ish-funksionarëve të regjimit komunist, franceskanët kanë sjellë një ribotim në tre vëllime të veprës së patër Zefit “Rrno për me tregue”.
Botimi i ri nga françeskanët shqiptarë më në fund rivendos Padër Zefin në serinë e botimeve që i takojnë kësaj shkolle. Të rinjtë mund të mësojnë shumë mirë kalvarin nëpër të cilin kaloi pothuajse krejt kleri shqiptar nën regjimin komunist, por jo vetëm kleri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com