ELBASAN, 24 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.-Në kadrin e Festës së muzikës, Kompania Capillotractée , e ftuar nga Aleanca Franceze e Elbasanit, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit, ka prezantuar spektaklin e saj "Engrenage", një paradë muzikore marramëndëse me një DJ dhe katër akrobatë.
Parada ka nisur tek Parku Rinia, ku muzikantët dhe akorbatët kanë luajtur numra të ndryshëm për të argëtuar qytetarët. Këta të fundit dhe sidmos fëmijët kanë qenë ndjeksit kryesor të artistëve francezë duke u bërë dhe hera - herës pjesë e lojës së tyre.
Argëtimi ka qenë i pa diskutueshëm, ndërkohë që artistët kanë vijuar festën përgjatë bulevradit « Aqif Pasha, duke u ndalur përballë bustit të patritotit elbasanas.  Për më shumë se 30 minuta artistët francez kanë mahnitur qytetarët kurioz me numrat e tyre akrobatik duke bërë kështu që pasditja në shëtitoren e qytetit të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera.
Në fund pjestarët e grupit artstik kanë shprehur edhe impresionet e tyre për pritjen që ju bë nga qyteti i kulturës. Grupi artistik ishte i ftuar në qytetin e Elbasanit nga Alenaca Franceze dhe vinte në kuadër të "Festës së Muzikës" që do të zhvillohet në kryeqytet. Festa e muzikës është pikërisht me orgjinë Franceze dhe zhvillohet më 21 qershor.  Ajo është festuar dhe kthyer në një festë zyrtare në 102 vende në të gjithë kontinentet./a.g/