Biznesmenja franceze, Marie Marchal e cila punon në Shqipëri rrëfen ankthin që ka përjetuar kur ka marrë vesh lajmin në media për sulmet terroriste në Paris. Ajo është tronditur më së shumti për shkak se brenda në sallën e koncerteve “Bataclan” ndodhej edhe djali i saj Stanislav Marshall.
Ajo tregon për “shqiptarja.com” se djali i saj në momentin e shpërthimit ndodhej brenda në sallën e koncerteve së bashku me shoqërinë e tij.

“Në atë moment, djali ka dalë jashtë me shpejtësi, por nuk është larguar për në shtëpi. Ai ka ndihmuar fillimisht disa persona brenda që ishin më keq dhe më pas ka dal jashtë ku ka qëndruar deri në orën 02.30 duke u dhënë ndihmë persona të plagosur. Pastaj është larguar për në shtëpi dhe ka fjetur gjumë,” thotë Marchal.
Sipas saj djali i ka treguar si njerëzit ecnin mbi njëri-tjetrin me qëllimin e vetëm për të dalë jashtë. Ndërkohë vajza e saj, e cila jeton në Paris, ndodhej në shtëpi 200 metra larg restorantit që u sulmua nga ISIS.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com