Frank Lampard është rikthyer zyrtarisht tek skuadra e Chelsea. Por tashmë jo në cilësinë e lojtarit, por për të vazhduar punën e lënë në gjysmë nga trajneri Maurizio Sarri.
41-vjeçari pas disa ditë bisedimeve, ka arritur marrëveshje me Chelsean, skuadër ku kaloi vitet më të mira të karrierës së futbollist.
Vetë klubi i bluve të Londrës kanë qenë shumë të kënaqur për rikthimin e Lampard, të cilin e quajnë një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.
"Një nga lojtarët më të mirë në historinë tonë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar, Lampard kthehet në Stamford Bridge duke nënshkruar një kontratë trevjeçare" thuhet në njoftimin e Chelsea.
Nga ana tjetër edhe vetë 41-vjeçari është shprehur shumë i kënaqur me këtë marrëveshje.
"Unë jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si trajner në krye. Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, megjithatë, fokusi im i vetëm është në punën qe do bej dhe përgatitjet për sezonin përpara. Unë jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe mezi pres që të fillojmë" ka thënë Lampard.