FRANKFURT, 10 mars /ATSH-AFP/ - Banka Qëndrore Evropiane (BQE) do të diskutojë këtë javë një rizgjatje të kredive të saj të emergjencës në favor të bankave greke, pasi të bëjnë të qartë të enjten 500 milionë eurot e ndihmës, njoftoi sot një burim bankar.
"Bordi i guvernatorëve të institucionit do të zhvillojë një konferencë të enjten që të rishqyrtojë dhe të rrisë potencialisht akoma dhe një herë tavanin e kësaj kredie", saktësoi ky burim.
"Këto takime duhet gjithashtu të organizohen çdo javë tashmë, në vënd të çdo dy javëve, siç bëheshin më parë pasi BQE-ja dëshiron të monitorojë zhvillimin e situatës së bankave greke në një mënyrë më të rregullt", shtoi ai./
/e.g/ a.jor.












