Frederik Stamati, mjeshtri i
konservimit të objekteve historike

Frederik Stamati, mjeshtri i<br />konservimit të objekteve historike
TIRANË – Mbrëmë u bë përurimi i Muzeut të Bankës së Shqiperisë, në një ceremoni zyrtare. Objektet e kompozuara në këtë muze kanë historikun e tyre të mirëmbajtjes, që tashmë ne i shohim në atë gjëndje të mirë fizike. Ka disa personazhe që qëndrojnë thuajse të padukshëm mbas çdo objekti të ekspozuar. Janë restauratorët dhe konservuesit e objekteve të vjetra dhe të dëmtuara. Një ndër ta padyshim është Frederik Stamati. Një emër tepër i njohur në Qëndrën e Studimeve Albanologjike. Kam pasur shumë takime me Frederikun kur kjo qëndër ishte tepër aktive. Kam parë dhe kam prekur shumë objekte të ardhura nga gërmimet arkeologjike apo të ruajtura në sunduk të vjetër e të mykur, në gjëndje shumë të dëmtuar. I kam parë edhe pas punës së restauriumit dhe konservimit, ku jam befasuar me cilësinë dhe vlerat që kishin marë.

stamati

Laboratori i Frederikut ishte i thjeshtë, me ca epruveta, dorza, allçira dhe kimikate të ndryshme. Por, puna e pa lodhur e këtij stafi laboratorik kanë bërë që objektet e ndryshkura apo të thyera të merrnin vlerën e mëparshme. Edhe në objektet muzeale të Bankës së Shqipërisë, janë mëndja dhe dora e Frederik Stamatit. Kur e pyet për vlerën e punës së tij dhe të këtyre objekteve, ai përgjigjet me modesti: Gjatë dy vjetëve të fundit, punova intensivisht për  [stamati6] konservimin e objekteve të ekspozuara në këtë muze. Thuajse të gjithë objektet iu nënshtruan këtij trajtimi. Muzeu i Bankës së Shqipërisë është padyshim muzeu më i avancuar në Shqipëri për teknologjinë e përdorur, e barabartë me atë të muzeumeve që shohim në Europë, model për muzeumet e tjerë të Shqiperisë”, thotë Frederiku në përgjigjen e tij.

stamati

Ai ka kaluar nëpër duar si restaurator dhe konservues, shumë objekte, sende me vlerë historike, metale të dëmtuara e qeramikë, që nga ato para Ilire deri në kohët më të vonëshme, të gjtha me një histori apo përgjithësim historik. Por, në punën e tij ka pasur dhe të papritura ose kuriozitete. Ja si e tregon Frederiku njërin prej tyre:” Na sollën një herë disa amfora të nxjerra nga deti pranë Sarandës. Ishin të mbushura. Çfarë kishin brenda tyre se ishin të rënda? Përpara se sa t’i zbraznim kontrolluam me sondë brendësinë e tyre. Dhe në vend të florinjve gjetëm….guacka molusqesh. Oktapodët kur kapin ndonje molusk futen në zgavra të ngushta për ta ngrënë me rehat gjahun e tyre. Guackat mbeten brenda kur oktapodi mbaron punë…dhe ja, brendësia e tyre. Sidoqoftë konstatuam se amforat ishin të lyera nga brenda me “pece”, nje dyll bimor që shkrihej, e hidhej brenda në amforë për të mbyllur poret. Pastaj mbusheshin me verë, apo me vaj.  [Stamati2] Pozicioni i anijes ku u gjeten, disi i diskutueshëm, nuk lejoi përcaktimin e kursit të lundrimit. Sidoqoftë, siç më tha arkeologu i kërkimeve nënujore, miku im Adrian Anastasi, anija ishte mbytur gjatë një fortune”, rrëfen tregimin e tij Frederiku. Dhe këta mjeshtra të shkencës së ribërjes, shpeshherë nuk duken, nuk shfaqen dhe më e keqja fare, nuk prezantohen e të bëhen publike për punën e tyre tepër të veçantë. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!