Moti i nxehtë ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, ndersa vemendja e autoriteteve eshte kthyer tek pyjet qe jane me te rrezikuarat.
Emergjencat Civile kanë publikuar detaje në lidhje me situatën e krijuar dhe masat e marra ndaj zjarreve.
Gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot i nxehtë me kthjellime dhe vranësira në pjesën qendrore. E vetmja vatër zjarri e konstatuar ishte në Çorovodë, ku pati dëme në një pyll me pisha, e konkretisht:
Në fshatin Bogovë, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar, shkoi në vendngjarje dhe punoi me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malor.
Në ndihmë për shuarjen e zjarrit shkuan dhe banorë të zonës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha.
Nga qarqet e vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.
Emergjencat Civile ftojnë qytetarët që nëse konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.
Gjatë ditës së sotme temperaturat do të zbresin, duke ulur mundësitë e përhapjes së vatrave të zjarrit:
- në vendet malore: temperaturat minimale 14°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25°C.
- në vendet e ulëta: temperaturat minimale 17°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30°C.
- në bregdet: temperaturat minimale 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 29°C.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com