TIRANE- Edhe pse ishte paralajmëruar dhe u mbajt si një marshim i heshtuar, në kujtim të katër viktimave të 21 janarit, Policia e Shtetit ishte përgatitur për t’u përballur edhe me skenarë të dhunshëm nga ana e pjesëmarrësve.
Dy makina të reja ujëhedhëse ishin parkuar sot paradite në rrugën përpara Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) pak metra larg hyrjes anësore të selisë së qeverisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku u mbajt protesta e heshtur. Makinat janë blerë pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 dhe sipas të dhënave mendohet të shkojnë në vlerë rreth 1 milion euro.
Ato kanë zëvendësuar makinat e vjetra, të cilat u përdorën për të shpërndarë demonstruesit pasditen e 21 janarit, por që helmuan edhe qindra policë që mbronin kryeministrinë, kur era devijoi ujin e përzier lëndë kimike. Përveç dy makinave ujëhedhëse, në korsinë përpara Ministrisë së Integrimit dhe më poshtë ishin stacionuar me dhjetra makina tip “Iveco”, që sollën në Tiranë qindra forca të ndërjyrjes së shpejtë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com