Frika nga korruptimi/ Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH

Frika nga korruptimi/ Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH

Foto ilustruese

TIRANË- Drejtësia e re nuk do të jetë më një mundësi për t’u pasuruar me çekiçin e korrupsionit, siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të fundit, ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë hyrë pa para dhe pa shtëpi, ndërsa po dalin me pallate, vila, makina të shtrenjta, biznese të kamufluara, lokale, magazina, resonte, llogari të majme bankare etj. Magjistratët e rinj, të cilët do të zëvendësojnë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, do t’i nënshtrohen dy herë Vetingut për pasurinë dhe figurën. Vetingu i dyfishtë është parashikuar si masë mbrojtëse për të mbajtur sa më larg gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nga ndikimet korruptive.

Vetingu i parë

Vetingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë. Vetingu për pasurinë dhe figurën në këtë rast bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për Kandidatët për prokurorë. Pranë dy Këshillave, për secilin kandidat për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës duhet të paraqesin nga një raport Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, prokuroria, organet e administratës tatimore dhe doganore, Byroja Kombëtare e Hetimit, shërbimet shtetërore informative, si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit. Byroja Kombëtare e Hetimit do të verifikojë kandidatë për lidhjet e tyre të mundshme me krimin. Në çdo rast, kandidati nuk pranohet në Shkollën e Magjistraturës kur raporti i ILDKPKI tregon që burimet financiare të kandidatit nuk justifikojnë pasuritë e tij dhe kur raportet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Shërbimit Informativ Shtetëror tregojnë se kandidati ka lidhje me krimin e organizuar.

Vetingu i dytë

Vetingu i dytë kryhet pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror. Sërish Vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Për secilin kandidat ILDKPKI paraqet një raport për ligjshmërinë e pasurisë, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe shërbimet shtetërore informative paraqesin një raport për figurën. Në çdo rast, kur njëri nga raportet është negativ, kandidati nuk mund të emërohet magjistrat. Gjithashtu, edhe pas Vetingut të dyfishtë, gjatë ushtrimit të detyrës, llogaritë bankare të magjistratëve do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për çdo transaksion të dyshimtë.

Vetingu 1

Vetingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë, për ligjshmërinë e pasurisë dhe figurën.

Vetingu 2

Vetingu i dytë kryhet pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror. Sërish Vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 15/10/2019 18:22

    Cdo lloj forme qe te ndermerrni nuk ka asnje shans te edukoje bijte e eterve hajdute qe po vjedhin prej 29 vjetesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje