Frika nga Lufta e Tretë Botërore
multi milionerët ndërtojnë bunkerë

Frika nga Lufta e Tretë Botërore<br />multi milionerët ndërtojnë bunkerë
Mundësitë për një Luftë të Tretë Botërore janë shtuar paralelisht me rritjen e konflikteve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Disa miliarderë që i tremben thellimit të mosmarrëveshjeve që do mund të çojnë në luftë kanë ndërmarrë hapat e parë. Ata janë angazhuar të blejnë bunkerë në të cilët do të mund të strehohen në rast rreziku.

Sipas “tregtuesve” të bunkerëve krahasuar me vitin 2014 kërkesa për to është rritur me 700%.

Mendohet se këta bunkerë nuk do do të lejojnë depërtimin e pluhurit që mund të çlirohet nga armët bërthamore dhe sipas parashikimeve do të pajisen me ushqim për 25 vite.

Nëse një luftë bërthamore ndodh duket se pikërisht nga këto ndërtesa do të dalë Eva dhe Adami i ri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën