Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 2 lgj miell
- 2 thelpinj hudhër
- 1 litër ujë
- 1 limon
- 1 vezë
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë mishin në ujë me pak kripë. Miellin e hollojmë me pak lëng mishi dhe e shtojmë në tenxhere. Marrim 2 thelpinj hudhra, i shtypim dhe i shtojmë te lëngu. Shtrydhim një limon dhe e rrahim me një vezë. Rregullojmë temperaturën me pak nga lëngu i nxehtë i mishit që veza të mos na pritet. E shtojmë në gatim, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund e spërkasim me pak gjalpë të tretur.