'Frikë ka i rrituri jo fëmija'/ Psikologia flet për Report Tv: T'i përkushtohemi familjarëve, shumë nuk e kanë pasur këtë mundësi (VIDEO)

TIRANE - Psikologia Manjola Baci në një intervistë për Report Tv shpjegoi se qytetarët duhet të binden dhe të qëndrojnë në shtëpi. Psikologia shpjegon që nuk ka vend për panik, pasi situata po trajtohet dhe jemi të informuar. Baçi thotë se duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë me familjen dhe se prindërit duhet ti lënë fëmijët të bëjnë gjërat e tyre e se nuk duhet t’ia kalojnë frikën të vegjëlve.

"Që të hënën dhe deri me sot kam qëndruar në shtëpi përpos disa punëve të vogla. Sot më vjen vërtet keq sepse individët jo të gjithë qëndrojnë në shtëpi, kanë dalë jashtë, bie ndesh me atë që ne po themi vazhdimisht".

Sa te vështira janë psikologjikisht këto ditë?

Deri në këto ditë jemi informuar dhe nuk ka vend për panik. Jemi sensibilizuar po e trajtojmë situatën, mjekët janë ata që po e shikojnë me së miri situatën po e prekin, nuk na mbetet gjë tjetër të qëndrojmë në shtëpi, t'i bindemi pjesës së ndërgjegjësimit sensibilizimit. Jemi në familje, jemi të akomoduar, kemi pjesëtarët e familjes që duam më shumë, nuk ka vend për frikë sepse çdo ditë po informohemi, nuk kemi të bëjmë me të panjohur, e vetmja e panjohur është qe nuk dimë sa do shkojë numri i të prekurve.

Si t'i trajtojmë fëmijët?

Të gjithë ne kemi pritur ditën që të qëndrojmë në shtëpi të jemi afër me familjaret, t'i përkushtohemi. Shumë familje nuk e kanë pasur këtë mundësi, pra ta shikojnë në aspektin që të qëndrojnë afër me familjen. Lërini fëmijët të merren me gjërat e tyre, me kohën e tyre, prindërit të mos trysnohen, agresohen, prindërit të merren me gjërat e tyre, të qëndrojnë me partnerin e tyre. Mjafton të kemi komunikim dhe dëshirën e mirë për të qenë afër njëri- tjetrit. Kjo është e përkohshme, sa më herët ta bindim veten dhe të orientohemi me veten tonë më mirë do jemi.

Si t’ia u sqarojmë fëmijëve koronavirusin?

Fëmijët nuk kanë frikë dhe nuk e kuptojmë aq shumë sa te rriturit. Duhet të kujdesemi dhe t'i informojmë fëmijët, por nuk duhet t'i panikosim sepse nuk do të dinë si të reagojnë, do kenë frikë do jenë agresivë nuk do t'i binden të rriturve. Duhet shpjeguar në mënyrë sa më të qetë fëmijëve. Frikë ka i rrituri jo fëmija.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë