TIRANE - Largohet nga sistemi i drejtësisë në prag të vettingut gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo. Report Tv mëson se gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor me argumentin për asye shëndetësore, e cila është pranuar në mbledhjen e sotme, raporton gazetari Arsen Rusta.
Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive kishin nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët dhe javët do të dilte para vettingut, por i ka bërë parapriRë duke u larguar nga sistemi.
Agim Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari, te dosja "Hakmarrja për Drejtësi", çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj.
21 Janari ishte një nga dosjet e bujshme që gjykoi, por cfarë u vendos dhe cili ishte qëndrimi i Bendos?
Vendimi në fjalë në Apel dënoi me 1 vit burg Ndrea Prendin, kreun e Gardës së Republikës, i cili vrau Faik Myrtajn, si edhe me tre vjet burg gardistin Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit. Por në të dyja rastet, gjykata argumentoi në vendimin e saj se nuk është provuar që Prendi dhe Llupo i kanë kryer me dashje vrasjet. Bendo, ashtu si dy anëtarët e tjerë të trupi gjykues Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri i cilësuan si vrasje nga pakujdesia.
Përsa i përket dosjes së Bankës së Shqipërisë, Bendo ka qenë tek vendimi për caktimin e masës së sigurisë për arrestimin e zyrtarëve të bankës lidhur me rastin e vjedhjes se thesarit, ku ka liruar pjesën më të madhe të tyre. Gjyqtari ka qenë pjesë edhe te vendimi për Gentian Dodën, që la në fuqi vendimin me 8 vite burg duke sjellë lirimin e tij, pasi i mbaronte dënimi pas një jave. Ai ka qenë në të njëjtin trup gjykues me Shkëlqim Mirin, që u arrestua.
-
Ishalla i ka ra kolera
Përgjigju -
Sikur ta dinin njerezit se cfare perfaqeson ky do ta zinin me gure. Ky hajduti i permetit nuk kalonte nje dosje pa paguar dhe e them me bindje se kam punuar me kete te pafytyre. I kurruptuar deri ne palce dhe arrogant ne hajduterine e tij
Përgjigju -
Me sa kam lexuar afati kur mund te jepnin dorheqjen ka skaduar pra shendosh apo semure ky duhet ti nenshtrohet vetingut
Përgjigju -
Ne keto raste themi te shkuara,por monstra si ky Agim Bendo mos gjete derman kurre.
Përgjigju -
Keta bandite edhe pse largohen duhet me patjeter te japin llogari per sa kane vjedhur e ti sekuestrohet gjeja e vjedhur,i takon populli mbasi fukarane kane xhvatur ne menyre te turpshme,pacin gjithe jeten e tyre mallkimin tone.
Përgjigju -
Edi rama do te mbahet mend gjate ne histori per kete skaner dhe shembje te ketyre krimineleve e hajduteve te sistemit te drejtesise,keto nuk kishte njeri ti shkulte ngo kjo e keqe e madhe qe i kane bere ketij vendi i ketij populli,kishin mbrojtje te sigurt nga Sali Krimineli e Ilir Kryemafjozi i Skraparit.
Përgjigju-
Jo Edi o xhike por usa, e cila ja ka percaktuar dhe Edushkes fundin
-
-
ÇA VETING LESHI ESHTE KY DUKE I LEN TE LIRE KETA MONSTRA QE TE HAN LEKET QE I KAN VJEDHUR POPULLIT TE GEZOJN PASURIT QE KAN VEN NEPERMJET KORRUPSIONIT DHE QE KAN LEN TE LIRE NJERZ QE KAN KRYER KRIME KY DUHET TE ARRESTOHET DHE SEKUESTRO GJITHSHKAJE SE I KA TE VENA NEPERMJET KRIMIT DHE KORRUPSIONIT KY PLERA ESHTE PROKUROR I KOMANDUAR NGA SALI KANCERI
Përgjigju -
Cdo vendim i ketij gjyqtari duhet pare.
Përgjigju -
Ne rast se gjygjtari ne fjale, qe ka abuzuar me postin ,largohet nga vetingu pa dhene llogari per pasurine dhe vendimet e padrejta gjygjesore, sidomos per ceshtjen Fullani dhe 21 Janarin ,me mire vetingu te nderpritet se do jete nje zhgenjim total para shqiptareve per te vendosur shtetin e se drejtes.Ky dhe shume te tjere te shporrur nga vetingu jane pergjegjes te demokratures se korruptuar 30 vjecare ,ku militant e politiqen u pasuruan ne kurriz te shqiptareve.Nuk mjafton largimi nga sistemi i drejtesise por gjykimi penal i tyre, per padrejtesine e vendimeve dhe pasurimin nga detyra qe paguhet nga taksapaguesit shqiptar.
Përgjigju -
Veting vari teneqen vec i heqin nga puna tamam Vodhe ca deshe ik tani ska me leji te vjedhin te tjeret asnje i denuar vec te shkarkuar asnje konfiskim pasurie vec hiq nga puna. Te gjith kta jkthehen ne avokat biznes privat edhe shnet.
Përgjigju -
ky ka merita te medha per rregjimin gjakatar te Sali Berishes.Ky denoi dhe Fatos Nanon per ca lengje frutash
Përgjigju -
Shume faliminderit Vetingu!
Përgjigju -
Ky eshte gjyqtari me cnjerezor qe ka patur gjyqesori shqiptar. Te hetohet sepse eshte vampir, hajdut, njeri politik i Berishes. Nuk jepte asnje vendim pa i cuar zarfin qe e donte aq shume. Gjithashtu edhe si njeri ishte nje kriminel i pashpirt.
Përgjigju -
Nje hale me pak!!!
Përgjigju -
Ketyre hajdutave duhet ti ndalohet hurja ne BE
Përgjigju -
Gimi eshte 65 vjec,ne pension,Jo doreheqje
Përgjigju -
Bani lek dhe tani po del nga sistemi si zotni!!!
Përgjigju -
Keta kusare sepse nuk mund ti thuash gjyqtare kane aq para sa edhe qeveria nuk ka ne buxhetin e saj.
Përgjigju -
Mos te lihet hajduti te ike i padenuar!!!
Përgjigju -
Super plehre! Hajdut me damke. Nuk dilte ne pension se donte te vidhte edhe ca sepse nuk i mjaftonin ato qe kishte bere. E zuri ligji ri i pensionit sepse nuk donte te shkeputej pa bere ankimet e masave te sigurimit ne korrik dhe gusht. Ikin djem e vajza per hicgje e vazhdonte te qendronte ky monster!
Përgjigju -
Nga njeri Fisnik u shnderua ne njeri te rastit qe joshen nga paraja...
Përgjigju




Komente
Komento