Frikë po, panik jo!

Frikë po, panik jo!

Në këto ditë dramatike, fjalia “Mos u frikëso” është një mesazh i gabuar. T’u kërkosh njerëzve të mos frikësohen, është papërgjegjësi e madhe. Frika është e vetmja fuqi që sot njerëzit mund të përdorin, për të ruajtur veten, të afërmit dhe të tjerët përreth.

Edhe në fjalorin e shqipes, frika përcaktohet si ”ndjenjë e një shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku, që na kanoset drejtpërdrejtë përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie etj”.

T’i futësh frikën tjetrit këto ditë, është gjëja e duhur, edhe pavarësisht se mund të duket kërcënuese.

“Frikë po, panik jo!”. Ky është slogani i duhur.

Frika se mund të të sëmuren prindërit dhe mund të mos ndahesh dot me ta, është një fuqi që duhet të të mobilizojë të mos dalësh nga shtëpia.

Frika se mund të sëmuresh vetë apo fëmijët e tu, duhet të të mbajë në shtëpi.

Frika se mund të dalë situata nga kontrolli dhe ashtu si¸thotë kryeministri, nuk do ketë kush të na varrosë, mund të të mbajë në shtëpi.

Frika është ajo që mund të na shpëtojë jo vetëm jetën, por dhe nga kriza e panikut.

Paniku mund të na vrasë papritur, kur mendojmë se nuk kemi frikë nga kjo epidemi, se mund të shëtisim të lirë, se mund të takojmë kë të duam e të vazhdojmë të punojmë sikur nuk ka ndodhur gjë.

Ndaj mesazhet e kryeministrit që diktojnë frikë, ditët e fundit, janë rruga e duhur për të mbyllur turmat brenda.

Slogani “Frikë jo, kujdes po”, në fakt duhet zëvendësuar me sloganin “Frikë po, panik jo”.

Ndaj mos u bezdisni kur Qeveria poston kamiona me të vdekur në Itali, apo shifrat alarmante prej 600 e ca të vdekur në ditë. Duhet doemos frika për t’u kujtuar shqiptarëve se jemi në fillim të një beteje, të cilën para nesh po e humbasin vendet më të forta dhe të civilizuara të botës, si Italia, Spanja Gjermania, Britania etj.

Akoma më alarmante është kjo situatë në Kosovë, ku mendojnë se virusi shërben vetëm si një mjet për të vrarë qeverinë, por jo popullin. Në fakt, ata meritojnë të mbyllet urgjent Qeveria dhe Parlamenti në karantinë, dhe vendin ta drejtojë ministri i Shëndetësisë dhe komandanti i Policisë.

Me një papërgjegjësi të rrallë, vendi është larg masave që frenojnë epideminë dhe bash për këtë shkak, Qeveria është ndarë në dy pjesë duke rrëzuar vetveten, si të jetë një stan me lepuj, dhe jo politikanë të përgjegjshëm.

Atyre nuk u duhen treguar vetëm të vdekurit e Bergamos dhe Lombardisë, por dhe mijëra arkivole të shqiptarëve të Kosovës që ikën nga kjo botë, me shpresë se pasardhësit e tyre do kishin një ditë, një Qeveri të përgjegjshme. Dhe duhet t’ua shtijmë frikën edhe me ato arkivole.

Nëse jo, atëherë në mungesë të frikës, ata do të ndeshen me panikun dhe këtë radhë paniku nuk ikën duke vrapuar drejt Morinës dhe Hanit të Elezit, por duke vdekur në prag të shtëpisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje