Frontline/ Fatjon Softa: Vrasja e 14 vjeçarit e paralajmëruar, në shkolla nuk ka siguri! Eksperti IT: Djemtë ndjekin modelin 'bad boy', vajzat jetën luksi

TIRANË - Sot prindërit mbajtën një protestë tek ministria e Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e ministers pas rastit tragjik pranë shkollës Fan Noli ku humbi jetën Martin Cani 14 vjeç pasi u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Kjo temë u diskutua në Frontline mbrëmjen e sotme me të ftuarit.

Deputeti socialiste Denis Deliu foli për Marsela Karapançon në lidhje Skype duke theksuar si anëtar i komisionin të sigurisë në Kuvend, se çështja e mbylljes apo jo të TikTok dhe të Snapchat do merren në shqyrtim në këtë komision.

'Protesta e ndoqa pak nga lajmet. Ka efekte pozitive. Kur ndodh ngjarje e rëndë, të gjithë nisen të gjejnë fajtorin. Faji ngelet jetim por institucionet, shkollat dhe prindërit duhet të kenë përgjegjësitë e tyre. Jam prind dhe duhet komunikim i vazhdueshëm, për gjërat që i shqetësojnë, cilat janë gjërat negative që i tërheqin. Nuk është faji i vetëm një ministri, apo oficeri sigurisë. Prindërit mbajnë peshën kryesore. Duhet të kthejmë vëmendjen tek fëmijët. E rëndësishme si po i rrisimi. Si po kalojmë kohën me ta. Fëmijët sot i dëmtojmë dhe i fusim në një rrugë që ata nuk e kontrollojnë dot. Parandalimi një gjë shumë e rëndësishme por shumë e vështirë. Kërkon punë të gjithë institucioneve.'

'Te Komisioni i sigurisë kjo do shtrohet tek ministri i Brendshëm. Është shumë e ndjeshme. Të dy palët jemi të ndjeshëm për të bërë më të mirën. Si ne sot edukojmë shoqërinë ashtu do jetë Shqipëria nesër.'

Deputetja demokrate Dhurata Çupi vë re se kohët e fundit është kthyer në normalitet shpërbërja e familjes.

'Pse duhet të kemi kaq kosto që të fillojmë e të reagojmë. Nga ana tjetër pse nuk mbahet përgjegjësi, për çfarë do që ndodh. Ndodhin vepra të ndryshme penale dhe nuk mban askush përgjegjësi. Llampë e kuqe. Për familjen, shkollën dhe shoqërinë. Nuk do duhet ta politizojmë. Por nuk mund ti shmangemi të vërtetave. Po e kthenim në normalitet shpërbërjen e familjes. Nëse në familje mungon një prind, në shkollë nuk mund të mungojë asgjë, do duhet të jetë arsimi. Duhet të diskutojmë çfarë i mungon shkollës. E theksoj shumë e rëndësishme familja. Uroj që këto diskutime të sjellin diçka pozitive. Është zhbërë cilësia e arsimit, është zhbërë dhe familja. Po degradon çdo gjë.'

Psikologia Valbona Treska shikon si fajtor të gjitha hallkat e shoqërisë duke fulluar nga familja që çoi në atë vrasje tragjike.

'Familja hallka e parë. Shumë e dobët. Çdo gjë fillon nga familja për të shkuar tek institucionet, media. Janë të gjithë përgjegjës, nuk heq asnjë. Për edukimin e të rinjve dhe gjendjen emocionale të njëri-tjetri. Ka një lloj trysnie që buron nga të gjitha format. A tregon kjo trysni e madhe se jemi të pakënaqur, jemi në kufijtë e mbijetesës? Në kushte mbijetese ti nxjerr më të keqen tënde. Ske kohë as të merresh me veten dhe të merresh cilësisht me gjëra që të rrisin. Vlerësoj se në kaq vite, kjo trysni e madhe ekonomike, psikologjike, politike  është një pasqyrë e mosfunksionimeve të 30 viteve. Është pasojë e çfarë kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar një sistem anti-vlerash. Është bërë një takim i fëmijëve me punonjës social, me drejtorinë, dhe oficerin e sigurisë. Prindërit të ndërgjegjësohen që të jenë në kontakt me shkollën. Çedon komunikimi i prindërve me psikologun e shkollës.'

Eksperti Fatjon Softa thekson se mungon siguria në shkolla.

'Siguria e shkollave çështje komplekse dhe e rëndësishme nëse e certifikojmë. Kam qenë ndër të parët për perimetrin e sigurisë përtej murit. Me ardhjen e zotit Balla ky problem u ngrit dhe u arrit një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit. Ky element ndoqi disa aksione të policisë si Tempulli. Të gjtihë flisnin për një perfeksion. Por siguria nuk është fasad dhe standardet mungojnë. Po nesër mund të ndodhi një ngjarje terroriste. I kemi të mbrojtura shkollat për këtë? Dimë t’i mbrojmë fëmijët tanë?! Po ngrej disa elementë. Mungojnë shkallët e emergjencës. Më çojnë mesazhe njerëz që janë të tronditur. Duhet analizë për këtë ngjarje. Dikush thotë të japi dorëheqjen ministri i Arsimit. Kjo vrasje e paralajmëruar. Kjo që shkojnë në shkollë me doreza hekuri. Detektori është i rëndësishëm.'

Eksperti i IT, Ergest Nako nënvizon se fëmijët jepen pas anti vlerave që promovojnë rrjetet sociale.

'Janë bërë shembujsh anti vlerash. Këto shembuj falë vizibiltetit dhe fjalorit i detyrojnë fëmijët se kjo është vlera dhe si duhet të shkojmë. Problem global. Besoj se të gjithë ne na pëlqen të jetojmë një jetë që nuk na përket. Dhe këto shembuj si bad boy dhe një gocë që ka një jetë luksi i tundon të rinjtë. Tiktok ka problemet më të mëdhaja. Por problemi është me faktin me mënyrën si e përgatisim brezin për informacionin që preferojnë dhe kush janë vlerat. Fëmijët kanë tendencë të imitojnë atë që kanë afër. Fëmijët në këtë rast shikojnë dhe veprojnë njëlloj si ambjenti i tyre. Edhe në shkollë. Presioni edhe në klasa edhe sikur të duash të jesh ndryshe, ka frikë se do lihet jashtë se nuk është mjaftueshëm trend.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 22/11/2024 08:48

    Te gjithe kemi kaluar ne shkolla,nga klase e pare deri ne universitet.Me pas ne puneera te ndryshme,ne shoqeri,aktivitete shoqeri te,aksion.Asnjehere nuk ndodhet keto ngjarje .Po,hakmarrje ne malokeri kane ndodhur,por i demente ligji dhe merr te pergjegjesine e mbylljes se gjakmarrka shteti,qe it sot e quanti diktature.Sepse ishte shtet ligjor,se shoqerine dhe familje,institucione e te gjitha shkalleve edukimin me fryme e respektimit te ligjit.Qe femije dilnin ne menyre te organizuan ne rruget e Tiranes dhe ndalonin te rriturit kur shkelnin regullat e qarkullimit ne rruge.Dhe ju sot ,ate rrethim e quanti diktature,se vrasesit,sabotatoret spiunet te gjitha kallepet negative i quani te persekutuar politike.Nje vajze qe internohej per ushtria kurverie e beni dot heroike anticomunista.Nje spiun te huaj luftetar te demokracise,nje hajdut e konsideroj luftetar qe demtonte rendin ekonomik komunist,ate.Shkaterruat vendin,moralin,familjeninstitucionet.dhe ha ku jemi.Sot dilni ne ekrane dhe shihni Danila si eksperte ligjore.Ka plot emra qe kane dhene kontribut ne kete shkaterrim dhe sot shesin mend si eksperte.Dhe faktin e ka...shkolla.Ju Noi O,jeni te paster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?