Frrok Çupi: Një burrë dhe një grua qajnë për Gridën

Frrok Çupi: Një burrë dhe një grua qajnë për Gridën

Grida Duma

Ndodh për herë të parë në etnografinë e kombit tonë, madje edhe të kombeve fqinj të bardhë. Në zonën gjeografike nga vjen burri që qau për Gridën, burrat qajnë burrat, por jo gratë- nuk ndodh kurrë. Në këtë zonë, burrat nuk qajnë as pa zë, në grusht; por vaji i burrave quhet ‘gjamë’. Është një piskamë që shpon zemrat e njerëzve dhe hapet nga mali në mal… Ndërsa vajtoret janë tjetër gjë. As në Elbasan nga ku vjen gruaja që qua Gridën, nuk ndodh që burra e gra të qajnë njëherësh. Në disa fise shumë të thella të pazhvilluara në rruzull, kjo edhe ndodh.

Këtu nuk nuk ndodhi gjë; thjesht një deputete zgjodhi të lërë ‘tufën’ e të shkojë në punë të vet.

Po pse ndodhi ‘vaji burrë- grua’ për herë të parë në kombin tonë europian, dhe pse ndodhi pikërisht në Partinë Demokratike?

Arsyeja e parë, është se PD funksionon më shumë si  një ‘Parti fis’ se sa një parti politike ligjore. Në fiset e largëta ndodh e njëjta gjë. Që nga dita kur u krijua, PD mban atavizmën e fisit; por vit pas viti erdhi duke e zhvilluar deri në ditët tona. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun.

Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës. Një fis. Vetë Foltorja e Berishës, që e ka quajtur gabimisht PD, është e natyrës fisnore, ku nuk e njeh ligji. Ligji për fiset e pazhvilluara është njësoj si llamba elektrike në xhungël ku banorët e shqyejnë dhe e hanë me dhëmbë kudo ta gjejnë.

Pra jemi në fis, dhe në fis qajnë sa herë një anëtar i fisit devijon shtegun.

Arsyeja e dytë është se PD kalon nga njëra katastrofë në tjetrën, e tani është kthyer në një grupim të frustruar ku iu duket se sapo të largohet një nga anëtarët, vendi mbetet bosh dhe ‘ujku hyn në vath’. Largimi i Grida Dumës nga radhët e deputetëve të PD shkaktoi vaje, në vend që të kishte shkaktuar indiferencë. Indiferenca do të dëshmonte se Partia ka vlera të gjëra brenda saj; vlera që shkojnë që nga vendimet në grup deri në respektin e sjelljes individuale.

Një mike që largohet, njësoj si në Perëndim kur largohet ministri, kryeministri, presidenti, mbreti…, të gjithë këta lënë pas një ‘good bye!’ të lehtë dhe një buzëqeshje. Ndërsa në PD, thuajse gjithë jetën e saj, ka sunduar Kanuni, Sheriati dhe ‘Ligji i më të fortit’. Burri dhe gruaja që qanë për Gridën dje kishin të drejtë të qanin: Në një grupim ku dihet ardhja por nuk dihet ikja; dihet se je në jetë por jo se si do të jesh…, në këtë grupim çfarëdo ikjeje ia vlen të qahet me lot. Të dy deputetët, gruaja dhe burri që qanë  dje, në subkonshin e tyre kanë prekur pikërisht këtë fund.

Miku im Alfred Duka, një anëtar i zjarrtë i PD, shkruante dje në fb: “Kush po i ha deputetët tanë?… Deputetët e PD në Kuvend si në Big Brother. Lot dhe ndarje. Medet!”.

Arsyeja e tretë, në Partinë Demokratike nuk bëhet politikë, aq më pak politikë në dobi të vendit. Kjo i kishte imponuar shoqërisë primitivizëm, korrupsion, konflikt, emocion; asgjë të hijshme për politikë moderne. Këtu ku ndodhin të gjitha, këtu edhe emocioni shpërthen dukshëm. Ulet burri nën stol e nën gju dhe derdh lot për Gridën…, deri këtu shkon puna.

PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal. Turma, si PD, nuk e do të vërtetën, ushqehet me iluzion dhe me emocion.

Ata që qanë dje, ata thjesht zbatuan ‘statusin’ e Partisë Demokratike!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 09/11/2022 12:41

    Vetèm muzika mungonte, ajo qè fillon me ton tè ulèt, tingulli i tè cilès tè rrènqeth nga jashtè dhe djeg pèrbrènda. Andrea Bocelli,,,me TIME TO SAY GOODBYE,,,,,ose jo,,,Gridès i pèrshtatet Mandi i Nishtullès me TÈ KA LALI XHAN,,,,ndèrsa atij "burrit tè maleve" qè i telendis malèsorèt krenarè nè Tiranè,,,do i knojmè kongè tironce, SI M,JE BO MI T,MORSHA T,LIGAT. Frrok,,,,u bars mali dhe polli njè mi. Mendo pèr njè moment tè lutem,,,Grida, Açka dhe Gjekmarkaj, bèjnè teatrin e radhès mirèpo ASKUSH NUK DO TÈ DIJÈ SE ÇFARÈ DUAN APO BÈJNÈ. Ky èshtè realiteti.!!!

    Përgjigju
  • Xxxxx: 09/11/2022 11:07

    Erdhi fundi botes ,, po qan ooiiii gritaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike