Frrok Çupi: Njerëz në radhë për të vrarë Krishtin e Europës

Frrok Çupi: Njerëz në radhë për të vrarë Krishtin e Europës

Foto nga protesta

Në radhë proteste

Edhe para 30 vjetësh e kam parë po këtë imazh në Europë: Qytetarët e vendit sollën ushqim për refugjatët shqiptarë, ndërsa shqiptarët mbushën xhepat me gurë përballë patriotëve….Tani më trishton mungesa e dhimbjes dhe e mëshirës e shqiptarëve përballë qytetarëve ukrainas në luftë. Këta janë në radhë, gjasme si në radhë për benzinë, por në fakt: për të vrarë krishtërimin europian.

Çfarë po na ndodh me “protestën e bekuar” të demokracisë?

Një prift në Mirditë u ndal para tyre dhe desh t’u hiqte ‘kapelën’, mbasi nuk mundi të përballej. Ata nuk e lanë të kalonte, por edhe ai nuk i dihet çfarë po mendonte për ta. Prifti, autoritet i Atit Qiellor, ndoshta po përtypte fjalët e Jezusit se ‘mëkatari nuk dënohet, por pranohet’. Asgjë më shumë.

Të gjithë po e pranojmë turbullirën e shkaktuar këto ditë, edhe zënien e rrugëve; po pranojmë edhe kur u dalin makinave në rrugë dhe kërcënojnë njerëzit ‘zbrisni, ejani në protestë!’; edhe kur vërshojnë lokaleve të Tiranës për t’i ngritur njerëzit në protestë. Po pranojmë t’i quajmë ‘të bekuara’ protestat e sponsorizuara nga të korruptuarit e mëdhenj…

Po i pranojmë për hir të ‘Jezusit’ që tha t’i paqëtojmë shpirtrat e trazuar, domethënë protestuesit dhe protestat e kohëve të sotme. Ne e dimë se ‘protestat janë e mira për shoqërinë’, ashtu sikurse edhe vetë protestuesit e kanë mësuar duke shkuar nga njëra në tjetrën: Të njëjtit njerëz në çdo protestë: nga Teatri te Unaza, nga 2 marsi te 6 marsi; nga ‘komunizmi’ te ‘krishti’.

… Po vallë pse po guxoj të merrem me ‘Krishtin’, ndërsa jam një i krishterë katolik dhe të fshehurit pas ‘Islamizmit’ do të turren pa mëshirë… Prapë do të nisë një tjetër protestë?! Por nuk është fjala për kaq pak, sa për një shenjë besimi, as për ikonën e Krishtit. Është fjala për orientimin tonë kombëtar drejt qytetërimit perëndimor. Këtej jemi orientuar, këtë u kemi thënë si nacionalistë edhe Rilindësve dhe vetë Gjergj Kastriotit…

Më vjen trishtim pse kombi, prej këtyre pamjeve, po shfaqet si ‘barbar i pamëshirshëm’. Në gjithë hartën politike të Europës, vetëm në rrugët e Shqipërisë filmohen radhë njerëzish që protestojnë ‘për makinën’. Në Poloni, Britani, Rumani, Ukrainë, Gjermani…. filmohen radhë të gjata që shkojnë në ndihmë të Ukrainës së vrarë nga Rusia.  Njerëzit e Ukrainës po digjen në zjarrin e luftës. Rusia po i vret në rrugë, në metro, në xhami, në spital; varganët me fëmijë e me nëna po marrin rrugët drejt vendeve europiane për një strehë e për pak jetë.

A na takonte ne shqiptarëve ‘luksozë’ ardhur nga anë e anës së fshatrave të vendit që t’i përplasim neverinë fytyrës së atij kombi sikur ‘asgjë nuk na intereson, bëni ç’të doni me Rusinë, naftën mos na e pengoni me vuajtjen tuaj!’. Se në fakt kështu lexohet mesazhi ynë i ‘protestës’ para popujve të mëshirshëm europian. Ata, europianët, askush nuk po ‘pështyn’ mbi vuajtjet e kombit ukrainas. Ata, europianët, janë njerëz si edhe ne, u janë rritur çmimet, u janë shtuar rreziqet për shkak të luftës në Ukrainë, u janë krijuar po kaq pasiguri…, por askush nuk e ka ‘pështyrë Krishtin’ e mëshirshëm të Ukrainës.

Po, vallë, ne sikur bëjmë dallimin me qytetërimin më të lartë të kohës!?  Po ne sikur që në Perandorinë Mongole të Xhingis Hanit, jetuam me makinë në vathin e lopëve dhe tani ‘ça janë këta ukrainas e këta europianë!’ që na lënë makinat në ‘tako’. Karburantet dhe energjia ka çuar në qiell çmimet për gjithë botën, dhe kjo për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë…

Kush nuk e ndjen mëshirën dhe dhimbjen për popullin tjetër në luftë, këta nuk ndjejnë dhimbje as për njëri tjetrin. Mos mendoni se këta janë ‘atdhedashës’ dhe ‘patriotë’ për kombin.

Që nga vitet ’90 më kanë mbetur në sy pamje të ngjarjeve të trishta ‘shqiptare’ në qytetet europiane. Në Bazel të Zvicrës, 1991, pritej treni i mbushur me refugjatë shqiptarë që shkonin për në Gjermani. Banorët zviceranë kishin marrë lajmin, dhe pas lajmit- nga një pako me ushqim të ngrohtë, dhe ishin vënë në radhë para dyerve të vagonëve.

Por edhe një radhë tjetër përballë ishte krijuar; kjo ishte radha me shqiptarë që jetonin në Bazel. Këta kishin mbledhur gurë për të qëlluar mbi ‘patriotët’ shqiptarë që tradhtuan vendin e Enver Hoxhës e u nisën në Europë.

Gurëmbledhësit e viteve të vështira janë të përjetshëm, kësaj here më duket se u mblodhën në Tiranë, teksa po bëjnë punën e politikës ‘anti- komuniste’ dhe të korruptuarve në vitet që erdhën pas vuajtjes me trena. Këta po gjuajnë për të vrarë ‘Krishtin’ e Europës, domethënë mëshirën në sjelljen dhe portretin e kombit shqiptar.

*P.s": Sinqerisht, por fatkeqësisht: Jemi i vetmi komb i Europës që po e bëjmë këtë akt. Prifti thotë se ‘mëkati nuk dënohet, por pranohet’, përderisa jemi mes nesh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aqif kapertoni: 14/03/2022 23:36

    C'FARE LIDHJE KA O FRROK,,,,,CIMI I NAFTES ME REFUGJATET NGA UKRAINA ,,,NUK E KUPTOJ,,,,,PER UKRAINASIT NA VJEN KEQ,,,NUK JEMI NE SHKAKTARE ,,AS AMERIKA NUK PO KA MUNDESI TI NDIHMOJE,,,,,POR NE JEMI SHUME TE MERZITUR PER CMIMIN E NAFTES DHE PRODUKTEVE USHQIMORE,,,,SEPSE KEMI RROGA 300-400 EURO O PREC PERCI....

    Përgjigju
  • Tani: 13/03/2022 15:48

    Ke per lesh Frrok, malok je edhe ti si Sala.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/03/2022 09:24

    Ku fillon dhe ku mbaron qytetèrimi, kultura dhe vetèdija europiane shqiptare? Tek i sheh tè njèjtat fytyra tè zbritur nga thepat dhe malet e Shqipèrisè, qè klithin DUAM NAFTÈ, njè ndjenjè neverie tè pèrshkron trupin, njè ndjenjè turpi pèr tè qènit bashkèkombas i krijesave tè tilla. Jo jo kèto silueta nuk kanè asgjè tè pèrbashkèt me Europèn apo me informacionin, me dijen apo analizèn e situatès. Europa e tyre, "fillon" tek gishti nè hundè dhe farat lule dielli, pèr tè "pèrfunduar" tek qoftet si rrogè pèr pjesèmarrje nè protestèn e hajdutève. Lironi rrugèt e bllokuara nga shpellarèt. Dènoni çdonjèrin prej tyre qè prish rendin kushtetues. Llumi shqipfolès nuk duhet lènè tè klithè nè emèr tè kèsaj shoqèrie. Ky vènd, ka mè tepèr sesa fytyrat e hijenave, qè kèrkojnè rrumpallè. Ky vènd ka njè tè ardhme nè BE dhe jo tek TOKA E XANUN nè Kamèz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë