Frrok Çupi: Pse e bllokoi Ilir Meta aeroportin e Rinasit dhe pse e ndaloi Kurti i Kosovës kalimin kufitar?

Frrok Çupi: Pse e bllokoi Ilir Meta aeroportin e Rinasit dhe pse e ndaloi Kurti i Kosovës kalimin kufitar?

Nuk mund të thuash se cila nga kalimet kufitare u bllokua e para: Morina apo Rinasi?! Ndoshta ka ndodhur si në paradigmën ‘pula vezën, apo veza pulën’. Shpesh në jetën tonë na ndodh si në figurën e krimit: Njëri autor krimi zbulon tjetrin.

a)Kufiri në Morinë u bllokua me qëllimin e parë që shqiptarët e Kosovës të mos vaksinohen në Kukës.

b)Kufiri ajror i Rinasit u bllokua me qëllimin e parë që të mos uleshin nga ajri vaksinat për popullatën.

Kësaj here kombi shqiptar është gjetur i mbyllur në thes: Blloko vaksinimin nga sëmundja botërore e shekullit, Covid19, dhe atëherë kombin mund ta rrahin si macen…

A do të mbytet kombi shqiptar nga të vetët?

Dilema e tragjedisë së Hamletit, vjen si fantazmë kufijsh e pushtetesh, tanimë edhe për kombin tonë. Nuk ka asnjë faj kombi (siç akuzojnë disa perversë) pse ka në krye këta njerëz që e mbyllin në thes si macen. Nuk është as dilema nëse kombi i hap kufijtë, i ul avionët, i merr vaksinat…, sepse këtë e bëri. Çështja është pse nuk konfiskohen thasët, litarët, kufijtë, paratë, mjetet…, etj., me të cilat lidhet kombi një ditë të caktuar?

Përtej çdo akti ka disa linja:

1.Pse e ndaloi Kurti i Kosovës kalimin kufitar për t’u vaksinuar në Kukës, e dini? Është shumë e thjeshtë, madje e ulët. Albini ka në kokë ‘luftën e ftohtë’, dhe këtë do ta aplikojë së pari me kavjet e veta siç e quan kombin shqiptar. Kombit, në dy pjesët, i vë drynin, dhe kaq. Shqiptarët e Kosovës janë nisur e po vaksinohen në Beograd, por aq i bën Albinit; mjaft që bllokoi linjën ‘shqiptar me shqiptar’.

Kur mund ta hapë traun Albini?… Kur të mbarojë lufta e tij. Lufta e tij është që edhe në Tiranë të përcaktojë fituesin në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse fitojnë Meta dhe Berisha, Kurti hap thesin ku ka futur ‘macen komb’. Politika e qeverisë së re marksiste në Kosovë po tenton një Shqipëri të prerë në një vijë tjetër: Në lumin Mat ose Shkumbin. Andej nga Jugu nuk e ka qejfin…

Ideja e ndarjes së kombit ka dështuar edhe në vitin 1997. Presidenti pati bllokuar krahinat, pati nisur militantët për të sulmuar Jugun; pati urdhëruar prerjen e Mifolit dhe urave të tjera, pati ndaluar transportin e ushqimeve dhe ilaçeve…, por ja ku është.

2.Pse e bllokoi Ilir Meta aeroportin e Rinasit? Prej kohësh po bëjnë thirje ‘mos u vaksinoni!’me qëllim shpërthimin e kaosit. Kjo nuk po ndodhte, atëherë bllokuan transportin ajror. Dëshmi nga media po thonë se presidenti ka takuar, përgjatë gjithë natës, militantët e LSI që akoma punojnë në Albcontrol. Ata u thanë të tjerëve dhe… i vunë drynin. Edhe sikur të mos kishte ndodhur kjo, presidenti i Republikës po injekton zjarrminë e konfliktit kombëtar.

Këtu janë disa liderë, inkludë Metën, që ndjejnë se po vjen dita të japin llogari për krimet. Zhdukja e tjetrit është fshehja më e mirë e krimit- prandaj e duan këta luftën dhe trazirën kombëtare. Duhet të paguajnë për çfarë bënë. Sa pa ndodhur kjo, ata më parë mbyllin thesin e ‘kombit mace’ dhe e mbysin. E duan vdekjen e njerëzve, e duan si shpirtin.

Pas kësaj mbyllet linja tjetër: Rruga Amerikës. Ushtritë e Amerikës dhe NATO-s, këto ditë kanë në plan stërvitjen më të madhe në rajonin tonë. Po nga do të kalojnë ushtritë me qiell të kyçur?! Aleatët kanë mbetur garanci e vetme për paqen tonë. Sa për ne shqiptarët (shqiptarë gjykatës dhe politikanë) tiranët tanë vdesin në shtrat floriri. Vini re: Amerika stërvit trupat nga toka, ajri e deti pikërisht në 26 prill. Po thonë se ‘Elefanti’ ulet këtu për të shtypur ‘mizën’ që të shpëtojë popullin, por kjo është alegoria e fatit tonë.

Këta këtu, kështu duken, si miza, por punojnë për të na mbyllur në thes. A do t‘ua heqim kësaj here të drejtën e përdorimit mbi thesin, litarët, kufijtë, urat, vaksinat, paratë, mjetet?!…

Nuk dihet cila nga pikat kufitare u bllokua e para: Rinasi apo Morina!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pap: 08/04/2021 20:08

    Urime, z Cupi! Shkrim brilant!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja