Frrok Çupi: Qeni ka mësuar të flasë

Frrok Çupi: Qeni ka mësuar të flasë

Selia e PD

Një ditë prej ditësh, edhe PD- si qen roje i familjes Berisha, do të nisë të flasë. Amerika u dërgoi dje mesazhin që të mos izolohen në ‘burgun e së shkuarës’. PD në turmë u ngrit në sallën e Kuvendit dhe u shfaq si një qenie e verbër politike me vetëm një fjalë në fjalor ‘Berishë’; në emër të padronit organizata mund të sulmojë edhe vetë Amerikën. Megjithatë, edhe PD, një ditë do të mësojë të jetojë e të flasë si të tjerët, jashtë strehëzës.
Kur edhe qeni ka mësuar të flasë, s’ka si ndodh ndryshe.

Ngjarja me qenin ka ndodhur në një shkollë filozofike të bashkëkohësit Jostein Gaarder. Vajza e vogël Sofie që po shëtiste në park qenin e saj Hermes, në një çast u hodh nga e papritura dhe vrapoi për te e ëma: ‘Ma, ma!.., Hermesi nisi të flasë! Po, po, foli’.

-Çfarë tha?- e pyeti e ëma?- Vallë të uroi ‘Gëzuar ditëlindjen!’.
-Po, po, më tha ‘gëzuar ditëlindjen!’, u përgjigj vajza e vogël.

Qeni kishte gjithë ditën që dëgjonte urimin për vajzën dhe më në fund mësoi ta thotë vetë ‘gëzuar ditëlindjen!’.

… Kjo ishte. Mes nesh ende nuk e besojnë se ka ardhur ai çast kur edhe ‘qeni do të flasë’. Disa dyshojnë të helmuar se ministrat e Berishës, ditën kur do të paraqiten para gjyqit, nuk do të tregojnë të vërtetën; disa thonë se edhe në gjyqin e Gërdecit ministri nuk do ta tregojë bosin; as gjyqi per 21 janarin nuk do të zbulojë vrasësin; disa dëshpërohen se ‘këta grabitqarë të pasurisë së popullit nuk do t’i tregojnë ku i kanë fshehur; më në fund mendojnë me dëshpërim se ‘Drejtësia dhe Amerika do ta kalojnë në sipërfaqe’, pa hyrë thellë deri aty ku këta të dëshmojnë. Në këtë vend për 3 dekada janë kryer shumë krime dhe vjedhje; tani duhet që nëse bosët e mëdhenj të krimit nuk flasin, të paktën të flasë ‘qeni roje’. Qen roje është ish- ministri, ish- gjenerali, ish- prokurori, falsifikatori; si qen roje po shërben së fundmi edhe PD përballë realitetit dhe përballë Amerikës. PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?

Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë. Ai është një lider shumë jetëgjatë i PD, ish komunist i egër dhe terrorist ndaj kishave e xhamive. Në trafikun e armëve e të naftës drejt botës arabe dhe drejt ushtrisë së Milloshevicit, ai ishte zgjedhur nga Berisha si shef i thesarit të koduar ‘Shqiponja’. Pastaj u zgjodh si militant për të shtypur protestat e Lushnjës. Pastaj kryetar i PD si Luli sot. Më në fund PD e propozoi në krye të saj, jo vetëm Tritanin por edhe të shoqen. Tani ai është kthyer në sozy e Berishës… A mund të flasë kjo kategori njerëzore si qeni Hermes? Ky është problemi; ndoshta pritet derisa Drejtësia të veprojë me padronin. Kështu janë të gjithë në zinxhirin e lejtnantëve të Berishës.

A do të flasin të afërmit e ‘shahitëve’, apo do të kthehen në familje dëshmorësh?

Pak a shumë të gjithë kanë një lidhje me ‘shahitët’, me ata që u sakrifikuan gjatë periudhës së luftës civile, konflikteve krahinore e fisnore, në grushtin e shtetit, në fshehjen e të vërtetave, me deformimin e të drejtës së pronave. Ose të pakën me të njëjtën paralele me Tritan Shehun dhe të shoqen. Pse atëherë gruaja e tij ishte ndihmëse e parë e presidentit Berisha dhe pse sot në lidership? Sepse Tritani di shumë fakte mbi paratë, mbi piramidat, mbi armët dhe naftën, mbi vrasjen e Azemit. A do të mësojë qeni të flasë?… Padroni ka përdorur të njëjtën mënyrë: Ata që u sakrifikuan në rrethana misterioze gjatë kohës, tani kanë në qelizë të piramidës- o fëmijë, o dhëndurë, o nuse: Azemi la zonjën Hajdari, Haklajt lanë një Haklaj tjetër, Zhulali la dhëndrin, Faik Hoti la kasafortën të mbyllur, Ali Spahiu la djalin…

A mund të flasin këta?…

Këtu ka ndodhur që njerëzit kanë mësuar edhe ‘gjuhën e armikut’, e si të mos flasin gjuhën e fakteve? Në epokën e komunizmit, militantët më të egër patën thënë se kurrë nuk do të flasin ‘amerikançe’, por sot pas çdo fjale të thonë ‘Oukeey!. Kryetari demokrat Berisha ishte betuar se e harronte ‘epokën e majmunit akademik’, por 3 dekada mendoi me stomak dhe grumbulloi pasuri për vete.

Tani ja ku jemi, para një kafshe tjetër jo- njerëzore: Qeni do të flasë duke dëgjuar se piramida e mafies ra.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 21/07/2021 16:25

    Qofte i bekuar verdikti i Popullit Shqiptar me 25 prill,qe ia cliroi te gjitha shtigjet e pengesat implementimit te besueshem te Reformes madhore ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri