Frrokaj nesër në gjyq,mbështetësit
rrethojnë komisariatin: Lirojeni!

Frrokaj nesër në gjyq,mbështetësit<br />rrethojnë komisariatin: Lirojeni!<br>
Vijon protesta para Komisariatit të Lezhës kundër arrestimit të kryetarit të bashkisë, Fran Frrokaj. Simpatizantët e Frrokajt janë mbledhur para komisariatit dhe kërkojnë lirimin e tij, duke e quajtur të padrejtë dhe politik arrestimin e kryebashkiakut.

Janë me dhjetëra mbështetës që qëndrojnë para komisariatit, që në momentin e arrestimit të Frrokajt. Simpatizantët pretendojnë se Frrokaj nuk ka asnjë lidhje me tjetërsimin e pronave bregdetare

“E konsideroj totalisht një arrestim politik. Bëj thirrje që drejtësia mos të jetë me dy standarde. Arrestimi është i pabazë. Është komplet një skenë e inskenuar politike. Frrokaj është ndodhur në qytetin e tij, pranë banorëve të tij. Kryetari nuk e dimë për çfarë akuzohet, nuk ka prova. Ndaj mendojmë se është një arrestim politik, për të dëmtuar PD. Do dalim dhe më të fortë nga kjo betejë”, tha njëri prej mbështetësve të kryebashkiakut.

Dosja nr. 2?
Po tentojnë të rrënojnë totalisht PD.

Si do vijojnë protestat, nëse Frrokaj lihet në burg?
Të shohim çfarë argumenti ka Prokuroria dhe Gjykata, ku asgjë që është thënë deri tani nuk ekziston. Nëse është i padrejtë dhe arrestimi do bëhet në tavolinë, do përshkallëzohen protestat. Do t’i dalim zot vetes dhe kryetarit që e kemi zgjedhur vetë.

Keni komunikuar me Frrokajn?
Jo, po e ruajnë sikur të ishte një kriminel, aq më tepër që ai në momentin e arrestimit ishte në zyrë, duke punuar.

Kryebashkiaku Frrokaj e 11 zyrtarët e tjerë nesër në gjyq
Ndërkohë, 12 të arrestuarit e dosjes “Rana e Hedhun” të hetuar për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash, ku mes tyre dhe kreu bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, do të dalin të hënën para Gjykatës së lezhës.

E kontaktuar nga ReportTv administrate e gjykatës sqaroi se verifikimi i masave të dhëna në mungesë ndaj të arrestuarve, ku pjesa më e madhe janë zyrtarë të bashkisë dhe hipotekave, do të bëhet prej orës 09.00 të datës 19 Mars.

Zyrtarët lokal të hetuar nga prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja