Shtrenjtimi i ushqimeve çdo ditë e më tepër po rëndon buxhetin e familjeve shqiptare. Edhe pse të stinës, shumë lloje frutash vijojnë të tregtohen me çmime të larta, duke e kthyer blerjen e tyre në një luks për qytetarët, e sidomos pensionistët.

 “Pagat e punëtorit si në Afrikë , çmimet si në Amerikë ku të paktën atje punëtori merr 1500, ndërsa këtu me €”, tha një qytetar.

Qershia vendase vijon të tregtohet deri në 350 lekë, ndërsa ato të importuara rreth 500 lekë kilogrami. Ndërsa kumbullat i gjen në treg me çmim 200 lekësh kg. Në krahasim me vitin e kaluar kur çmimi i qershive ishte 3-5 herë më i ulët, sivjet blerja e tyre ka rënë ndjeshëm.

“Pensioni nuk del. Mos pyet për pensionin!”

“Çmimet janë të larta.’’

‘Pak a shumë të shtrenjt. I shikoj po nuk i marrim dot se kaq të ardhura kemi, të ulëta.”

“Çmimet i ngrejnë këta (tregëtarët)”, shprehen qytetarët.

Edhe Instituti i Statistikave në raportin e tij më të fundit tregon se krahasuar me muajin maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10%, pasuar nga mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 6,5%.