Frymëzuese/ Lezhjani hap dyert e shtëpisë së tij për dy familje ukrainase: E di çfarë do të thotë të vuash, e ndjej të bëj diçka për njerëzit në nevojë! Edhe një mesazh politik

“Bamirësia nuk të varfëron”, kjo moto e përshkruan më së miri qytetarin lezhjan Gjergj Kadeli, i cili hapi dyert e shtëpisë së tij për njerëzit në Ukrainë, që ndodhet në një moment të vështirë dhe që duan t’i shpëtojnë luftës.

Ai e di se çfarë do të thotë të vuash, Gjergi ka qenë një emigrant për 15 vjet dhe e ndjen më shumë se kushdo nevojë për të ndihmuar, pasi e ka ndjerë frikën në supet e tij.

Gjergji hapi dyert e shtëpisë së tij në fshatin Manati edhe për Report Tv, për të na treguar se brenda saj mund të strehoren një ose edhe dy familje dhe të jetojnë të qetë, pa zhurmën e bombarimeve.

“Nuk e mendova se do të merrte përmasa mediatike, ishte instinkti njerëzor ai që më udhëhoqi. U ndjeva i dobët për të shprehur solidaritetin, ndaj po vë në dispozicion banesën time që e kam ndërtuar me mund dhe djers që të strehohet një familje apo dy. I bëj thirrje të gjithëve të ndihmojnë. Është 213 metra katror, ka 4 dhoma gjumi, një kuzhinë dhe tre tualete. Ka avlli prej 2 dynymë që do të shërbejë për nevojat dhe dëshirat e personave që do të akomodohen këtu.”, tha ai.

Dëshira për të ndihmuar për qytetarin nga Lezha është nevojë e brendshme dhe e domosdoshme edhe përse nuk është i pasur, ai mund t’i mundësoi dy familjeve ukrainase një banesë të ngrohtë.

“E ndjej të bëjë diçka për personat që janë në nevojë. Ne si popull e kemi treguar veten në këto raste. Unë në mënyrën time dua të jap prezencën time në këtë popull, të jap dhe vëmendjen në pjesën tjetër të botës. Unë kam qenë në emigrim për 15 vite, sigurisht jemi ndodhur në nevojë dhe na kanë ofruar ndihmë, Kur i përjeton gjërat në vetën e parë, je më i ndjeshëm ndaj situatave të tilla.”, u shpreh ai.

Duke folur për Report Tv, Gjergji e cilësoi këtë luftë të egër një çmenduri e cila nuk mund të ketë vend në shekullin 21.

“Shekulli 21 të bëhen luftëra të tilla, kjo është një çmenduri! Sigurisht që jam kundra, kjo botë me këta njerëz të çmendur me armë në dorë është e pasigurt.”, tha ai.

Lezhjani tha se për këtë vendim kaq frymëzues ka mbështetjen e të gjithë familjes së tij dhe është një veprim që po e bën me gjithë zemër.

Në fund ai dha edhe një mesazh politik.

"Nuk ka rëndësi majtas apo djathtas  Populli shqiptar do të përkrahë  një vendim pozitiv për strehimin e emigrantëve, kemi kaluar vuajtje vetë në kurrizin tonë ndër shekuj", u shpreh ai.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Falsi: 02/03/2022 17:48

    Cfare zben njeriu per pak reklame.Ke familje Shqiptare dhe nena me shume femije qe nuk i japin dot buke.Meri ato edhe te pakten ndihmove shqiptare se ukraina motra e rusise e serbise eshte.Hajde lajm hajde

    Përgjigju
  • komshiu i gjergjit: 02/03/2022 15:24

    nxirre ne shitje o gjergj, se ja bane reklamen hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare