TIRANE-Ngricat mbretërojnë në rrugët e territorit shqiptar, por fatmirësisht akset nacionale ditën e sotme rezultojnë të qarkullueshme. E ndërsa zonat urbane i gëzohen borës, në zonat e thella malore paraqitet një tjetër anë e kundërt. Banorë të izoluar nga bora bëjnë thirrje për ndihmë. Emergjenca kryesore e tyre janë ushqimet.
Fani i izoluar nga bora, banorët apel qeverisë: Të zhbllokohen rrugët
Një nga zonat më të prekura nga dëbora dhe ngricat është Njesia Administrative e Fanit në Mirditë. Vetëm deri në qënder të njësisë mund të deportohet me automjet, pasi rrugët e fshatrave janë të gjitha të bllokuara.
Niveli i dëborës në këtë zonë arrin deri në 1 metër, ndërsa të paktë janë banorët që i takon. Sipas tyre e vetmja mënyrë lëvizje është në këmbë, ndërkohë që sipas tyre situata e krijuar i ka vënë në veshtirësi, pasi mungon energjia elektrike dhe shërbimi shëndetesor është funksional deri në orën 14:00.
Ndonëse janë të vendosur në mes të malit jo të gjithë ngrohen me dru zjarri. Sipas banorëve çmimi i tyre është shumë i shtrenjtë, ndërsa për t'i prerë vetë i druhen frikës së burgut apo gjobës. Krahas Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë janë të izoluar nga dëbora prej 5 ditësh dhe fshtrat e Oroshit dhe Selitës, ndërsa banorët presin që moti të ngrohet për të dalë nga izolimi.
Fshati Kete në Klos 5 ditë i izoluar, apeli: Na sillni një fadromë, ju lutem!
Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin. Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Kështu dhe fshati Ketë në Klos, ku banorët prej 3 ditësh kanë mbetur pa ushqim pasi fshati mbetet i pushtuar nga bora prej 5 ditësh.
Kryetari i fshatit Ketë në Klos, Sali Muça për Report Tv shprehet se, prej ditësh banorët janë të izoluar dhe situata paraqitet tejet e rënduar. Ai thekson se është përballur me mospërfilljen e autoriteteve vendore.
“Duam vetëm nëj fadromë të hapë rrugën. Kryetari i Bashkisë së Klosit nuk na hap as telefonin. Kemi mbetur pa ushqime prej 3 ditësh. Nuk mund të qëndrojmë më kështu, dëbora ka arritur 60 cm”, thotë Muça.
Moti, parashikimi
Meteorologia Lajda Porja në një prononcim për Report TV është shprehur se nga dita e mërkurë pritet rritja e temperaturave. Sipas saj, temperaturat do të rriten me 2-3 gradë të cilat do të ndjehen më së shumti në bregdet dhe ultësirën perëndimore, e ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të jetë e papërfillshme. Nga fundjava pritet të rikthehen sërish reshjet e dëborës kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.
Ajo parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe më e ngrohtë. Gjithashtu një rritje të temperaturave parashikohet në fundin e kësaj jave e cila do të ndikojë në ngritjen e temperaturave kryesisht në zonat e veriut nga -17 apo -16 deri në -4, e cila do të jetë shumë e ndjeshme për banorët në këto zona. Temperaturat e ulëta priten të jenë prezente deri në fund të janarit.
Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhire
Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë. Për mirëmbajtjen e këtij aksi janë angazhuar 4 borëpastruese.
/Shqiptarja.com