Policia e Kukësit në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, sekustroi 2,5 kg kanabis dhe arrestoi dy të rinj.
 
Pashk Biba, 20 vjeç dhe Zef Boçi, 20 vjeç, të dy banues në Lezhë janë arrestuar pasi në bagazhin e automjetit tip “Ford” me targa AA 360 FC, kishin fshehur 5 qeset me drogë.
 
Në momentin e ndalimit nga policia Pashk Biba drejtonte automjetin ndërsa Zef Boçi ishte pasagjer.

Policia ka sekuestruar sasinë e drogës ndërsa ka bllokuar makinën tip”Ford”, me targa AA 360 FC.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

droga

droga

Redakdia Online
Al.N/Shqiptarja.com