Fshehu pasurinë, shkarkohet kreu i Apelit të Durrësit, që pa 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit

Kryetari i Gjykatës Apelit në Durrës Petrit Çeno është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Gjyqtari ka deklaruar tre apartamente, dy në Tiranë me sipërfaqe 144 m2 dhe 79m2 dhe një apartament 98 m2 e garazh 22m2, automjet me vlerë 18.500 mijë euro, 3 mijë metra 2 ullishte dhe një tjetër me sipërfaqe 2775 m2. Kryegjyqtari i Apelit në Durrës sipas ILDKPI nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Petrit Çeno u bë i njohur 5 vite më parë, pasi së bashku me dy gjyqtarë të tjerë të apelit në Durrës  Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 27/02/2019 16:23

    Ky është gjyqtar skandaloz.Hajdut me çizme.Ka vënë pasuri të madhe.Është edhe i paaftë. Djalj i tij i bënte moral pak ditë më parë Rudina Hajdarit që ta digjte mandantin e deputetllëkut dhe të vepronte si ky që nuk do ta merrte mandatin kur ti vinte radha. Një hale më pak në sistemin e drejtësisë ne largimin e Petrit Çenos.Rtoftë SHBA dhe BE që po na i largon këto hiena nga sistemi i drejtësisë.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 27/02/2019 15:04

    Qe ti e meriton te ikesh nga sistemi kete nuk e luan topi, por edhe sikur te te kene hequr kot mjafton te provosh ate padrejtesi qe per vite te tera i ke bere personave te pafajshem, duke i denuar pa prova me ato palo prokurore, duke i zhvatur leket dhe me keqja duke mos denjuar as te hapesh dosjet sikur nje here.

    Përgjigju
  • Tef: 27/02/2019 12:49

    Keta te marrin shpirtin si gjyqtare Sidomos petraqi me 2 mbiemra ka bere kerdine ne Sarande dhe Gjirokaster Me i pafytye burre nuk gjendet Vetem ne emer te babait tij ne sarande figurojne shuma monetare dhe prona

    Përgjigju
    • Ilit: 03/03/2019 08:29

      Po ati Petraq pederastit kur i vjen radha Te pregatitet te ktheje eurot qe ka marre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja