Fshehu vajzën e saj për dy vjet në bagazhin e makinës, dënohet nëna monstër në Francë

Në foto Rosa Maria de Cruz, nëna e vajzës

Një grua 50-vjeçare e cila mbajti fëmijën e saj në një makinë të mbushur plot me krimba, është dënuar së fundi me pesë vite burg nga gjykata franceze. Sipas mediave mësohet se 50-vjeçarja Rosa Maria Da Cruz, një grua me origjine portugeze fshehu ekzistencen e vajzës se saj, Séréna, në një automjet Peugeot 307 në një dhomë sekrete në shtëpinë e saj për dy vjet.

Foshnja me emrin Serena  u gjet në vitin 2013 nga nje mekanik garazhdi në Terrasson-Lavilledieu në rajonin e Dordogne dhe ndonese mendohej se mosha e saj ishte rreth dy vjeç, ajo ishte kequshqyer dhe shfaqte probleme të rënda zhvillimore.

Tani në moshën 7 vjeçare,vajza Serena ka aftësi të kufizuara dhe tipare autizmi, per të cilat ekspertët nga raportet kanë arritur ne përfundimin se ato i janë shkaktuar nga qëndrimi ne ambient me kushte çnjerezore dhe të izoluar nga bota e jashtme.

Nena 50-vjeçare, akuzohet se ka fshehur shtatzëninë dhe lindjen nga partneri dhe tre fëmijët e saj më të rritur. Gjyqi i saj u zhvillua këtë të premte në zonën e Tulle, ne Francën qëndrore, ku trupa gjykuese vendosi t’i jepte asaj denimin prej 5 vitesh burg. Mekaniku, i cili zbuloi vajzën tha se u ndesh nga me një erë të pakëndshme kur hapi bagazhin e makines për të zbuluar një fëmijë të zbehtë, me ethe, të shtrirë lakuriq ne nje ambient te izoluar dhe pa kontakt me boten e jashtme .

Nderkohë, Rosa Maria Da Cruz akuzohet për keqtrajtim të të miturve dhe mund të dënohet deri në 20 vjet burg. 2-vjeçarja është mbajtur në kushte çnjerëzore dhe rrezikon që të mos ecë me këmbët e saj për shkak të qëndrimit e lidhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Modric dhe Benzema i japin Realit trofenë e parë sezonal