FSHF humbi gjyqin me Autoritetin e Konkurencës, zbardhet vendimi i Gjykatës: Federata ka abuzuar

FSHF humbi gjyqin me Autoritetin e Konkurencës, zbardhet vendimi i Gjykatës: Federata ka abuzuar

Shqiptarja.com  zbardh vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë marrë më 21 shtator ku FSHF humbi gjyqin me Autoritetin e Konkurencës. Në maj të këtij viti Autoriteti i Konkurencës pas një hetimi që ka bërë në federatën e futbollit ka kapur këtë institucion në një sërë shkeljesh. Me këtë hetim dhe me gjetjet e Autoritetit të Konkurencës FSHF dhe Presidenti i saj Armand Duka nuk kanë qenë dakord dhe e kanë paditur Autoritetin e Konkurencës në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Autoriteti i Konkurencës në hetimin që ka bërë në institucionin e futbollit ka konstatuar pozitën dominuese të FSHF-së si entitet të cilit shteti i ka dhënë të drejtën e organizimit të veprimtarive futbollistike kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu shkelje janë gjetur edhe në aktivitetin ekonomik që zhvillon FSHF që ka të bëjë me shitjen e së drejtës televizive ,shitjes së biletave të ndeshjeve të Kombëtares dhe sponsorizimet apo shpërndarjen e drejtë të fondeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Me të gjitha këto konstatime të Autoritetit të Konkurencës FSHF nuk ishte dakord dhe ngriti padi. Ndër të tjera në padi avokati i FSHF-së Julian Mërtiri theksonte se në gjetjet e Autoritetit të Konkurencës ka një mungesë të theksuar të arsyetimit të besueshmërisë ligjore dhe referenca tërësisht teorike duke shpjeguar me detaje çdo gjetje të Autoritetit.

Nga ana tjetër pala e paditur pra Autoriteti i Konkurencës dhe Avokatura e Shtetit mbrojti pikë më pikë të gjitha shkeljet e gjetura gjatë auditimit në FSHF.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë bëri vlerësimin e saj për të gjitha gjetjet  dhe vendosi që të rrëzojë tërësisht  padinë e FSHF-së ndaj Autoritetit të Konkurencës si të pabazuar në ligj dhe prova.  Vendimin për të rrëzuar kërkesëpadinë e FSHF-së e ka dhënë gjyqtari Avni Sejdi dhe detyrohet FSHF që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

(Vendimi i gjykates Administrative )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/10/2020 12:37

    Vendimi gjygjsor ne favor te Autoritetit te konkurwlences ,tregon se FSHF gjate veprimtarise se saj ka shkelje ligjore sidomos ne drejtim te administrimulit te financave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë