Humbja me Turqinë/ FSHF shkarkon trajnerin e kombëtares Christian Panucci

Humbja me Turqinë/ FSHF shkarkon trajnerin e kombëtares Christian Panucci

Federata Shqiptare e Futbollit ka vdenosur shkarkimin e trajnerit Christian Panucci. Shkarkimi i Panuccit vjen vetëm një ditë pas humbjes përballë Turqisë në Loro Boriçi. 

Kombëtarja nën drejtimin e Panuccit dështoi edhe në ligën e Kombeve. Eleminatoret e EURO 2020 ishin një sfidë për të provuar rezultatet e drejtimit të kombëtares nga Panucci, por ka mjaftuar humbja e parë në eleminatore që FSHF të shkakojë trajnerin italian.

Ditën e djeshme pas humbjes me Turqinë tifozët kanë shpërthyer në ofendime duke shfaqur pakënaqësinë ndaj tij.

Kontrata e Panuccit me kombëtaren shqiptare do përfundonte në fund të këtyre eleminatoreve.

Panucci drejtonte kombëtaren shqiptare që nga korriku i vitit 2017.

Në ndeshjen e dytë zyrtare eleminatore kundër Andorrës, kombëtarja shqiptare do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit:

"Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual", thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ervin Bulku dhe Sulejman Mema

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 24/03/2019 07:46

    Ok, e larguam tranjerin( kuzhinierin).Po dhe miellin duhet ta nderrojme ama, ( tipo 00), se sado te perpiqesh buka nuk del gje. Turqia i kish lojtaret jo vetem shtatlarte por me nje tezistence deri ne fund, keta tanet mire qe ishin me te shkurter por dhe te lodhur. Suksese ekipit tone gjithsesi!!

    Përgjigju
  • Jari: 23/03/2019 19:24

    Manaxher shqiptar?Kokra boles i bie si te kthehesh ne epoken e gurit mos o zot.Thjeshte duhet qeruar mafia nga fshf dhe duhet paguar trajner qe ka dhene prova jo amatora si panuqi me shoke.

    Përgjigju
  • eraldo: 23/03/2019 17:23

    me mire per mendimin tim do ishte besnik hasi

    Përgjigju
  • CaBone: 23/03/2019 16:46

    Shum mir ja ben kti langaraqit, ky u dukteshum pordhac. Edhe un jam pro per nje menaxher Shqiptar.

    Përgjigju
  • shqiptari scotland: 23/03/2019 13:57

    Jo vetem panuccin por edhe koktulin e federates hajdutin duka qe sja ka haberin futbollit

    Përgjigju
  • Ciao: 23/03/2019 11:10

    Vfc, finalmente!

    Përgjigju
  • redi: 23/03/2019 10:26

    Praktika e trainereve te huaj ka dhene disa ndryshime ne futbollin shqiptar ,por sot ka ardhur koha e trainereve shqiptar ,te cilet kane favorin se njohin me mire si mundesute e futbollisteve ashtu dhe personalitetib e tyre .Per mua Sul Mena do ushte nje gjetje e duhur nga FSHF per rolin e trainerit te ekipit kombetar

    Përgjigju
    • eraldo: 23/03/2019 17:22

      moooooos desha besnik hasin joooo reja

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit