Ftoi nxënësit në mitingun e Ramës
shkarkohet mësuesja në Kavajë

Ftoi nxënësit në mitingun e Ramës<br />shkarkohet mësuesja në Kavajë
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ka dhënë vetë urdhërin për shkarkim nga puna të mësueses Elona Bizhdilli, në gjimnazin Aleksandër Moisiu në Kavajë.

Mësuesja është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një videoje ku dëgjohet se si ajo njofton në klasë takimin me kryeministrin Rama në këtë qytet.
 
Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet nga keshilli i nxenesve, me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet”, u ka thënë ajo nxënësve.
 
Pas publikimit të videos ka ardhur reagimi i ministres Nikolla, e cila e ka shkarkuar mësuesen në fjalë me argumentin që është shkelur urdhëri i saj i prerë për të mos bërë propagandë politike në klasë. 
 
‘’Keqardhje për mësuesen që ka shkelur urdhërin tim të prerë për të mos bërë propagandë politike në klasë! Në zbatim të urdhërit, mësuesja do të largohet menjeherë, që sot, nga sistemi arsimor.

Mësuesit dhe nxënësit janë të lirë të aktivizohen politikisht, por jashtë mureve të shkollës.

Kam parë mësues dhe nxënës që marrin pjesë edhe në takimet televizive të Çadrës, po asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë dhe nuk do t'u hyjë për arsye politike.

Por, asnjë nxënës apo mësues/e që nuk dëshiron të marrë pjesë në takime politike, as nuk mund të urdhërohet ta bëjë këtë, as nuk do të cënohet kurrë pse nuk aktivizohet politikisht për këdo qoftë’
’- shkruan ministrja Nikolla në statusin e saj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla