Deputeti i opozitës së re- Artan Fugës: Fol me nipin, ai i hedh trutë Ramës, ju problemin e keni në familje

Deputeti i opozitës së re- Artan Fugës: Fol me nipin, ai i hedh trutë Ramës, ju problemin e keni në familje

Akademik Artan Fuga ka paraqitur në komisionin e Medias draftin e tij për Reformimin e Akademisë së Shkencave. Gjatë diskutimeve në komision Fuga u përball me një situatë të sikletshme pasi anëtari i këtij komisioni nga opozita e re, Halit Valteri iu drejtua atij që të mos flasë me askënd tjetër por direkt me nipin e tij, Endri Fuga i cili është edhe këshilltar për mediat i kreut të qeverisë Edi Rama.

Fuga deklaroi se nuk i ngatërron çështjet personale me ato prefesionale pasi këtu do kishim të bënim me një korrupsion pasiv. 

Sipas Fugës, problemi në Akademi fillon që me zgjedhjet për kryetarin e  Akademisë, që ai i cilësoi të pavlefshme. Fuga kërkoi që edhe vetë parlamenti të hetojë se çfarë kanë ndodhur me fondet publike në akademine e Shkencave.

Fuga: Dua të them se nuk kam interes personal por dua të vërtetoj se kam bërë deklaratë publike se nuk do rikandidoja për Akademinë e Shkencave për sa kohë kisha marrë përsipër një iniciativë për reformimin e saj. Kam thënë se nëse unë do të konsideroj veten se nuk jam në përputhje me disa vendimmarrje do të largohem nga Akademia e Shkencave. Projektligji që iu ka ardhur nga grupi i deputetëve shqiptarë nuk respekton vlerat e komitetit shkencor. Këtu ka njerëz që unë i respektoj shumë që e dinë se ky nen është pa sens. Vendimi që ka dhënë qeveria bie në kundërshtim me ligjet në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk guxoj të vij në kompetencat e tyre.

Akademia dhe çështja e reformimit të saj është bërë publike fillimisht nga ana ime. E kam hapur jo se jam më i zgjuar nga të tjerët por sepse është detyra ime. Unë punoj në atë akademi dhe prandaj duke filluar që nga 2008, jam përpjekur që hallkë pas hallke të përpiqem të shty përpara një reformim. Në 2017 ndodhi një ngjarje shumë e shëmtuar. U bënë zgjedhje me rezultatin 100%. mbas kësaj problemi u rimor nga kreu i ekzekutivit i cili në nëntor të 2017 tha: Pyetja shumë e thjeshtë që ngrihet është çfarë duam ne nga kjo akademi. Ajo kërkon ri-themelin. Akademia nuk mund të jetë ajo që bën shkencën, por shërben si Kuvendi i atyre që bëjnë shkencën. Akademikët e bëjnë kërkimin shkencor në institucionet private. unë nuk e kursej qeverinë. Në vazhdim të kësaj strategjie, Lindita Nikolla të cilës i kërkoj falje për shqetësimet që i kam shkaktuar, në datën 16 janar 2018 ngre grupin e punës me një përbërje prej 7 personash të cilët përfaqësojnë vetëm një linjë, janë dakord me njëri-tjetrin. Procesi ishte në fillim, po ecte. Ajo që unë vërej në këtë grup, është se nuk ka të jashtëm. Unë thashë nuk mund të mbyllet ky proces se mund të na prodhojë një projektligj të dështuar. Asnjë prej tyre nuk është specialist në shkencë dhe unë nuk dua të merrem me citime por duhet të dimë se fizika studion objektin e vet të studimit por nuk e studion dot fizikën. Unë kisha dyshime, i kam shprehur. Bashkë me Nikollën ramë dakord për një kalendar për të ballafaquar idetë për projektligjin. Ajo iku, por ishte një vendim zyrtar, dhe në momentin që ajo iku e gjitha kjo ra në ujë. Unë nuk kam akoma një vendim të kundërt. Unë do ta pranoja, por nuk ka asnjë vendim për anulimin e urdhrit të Lindita Nikollës. Në 22 dhjetor 2017 në Akademinë e Shkencave merret vendimi për kalendarin e reformës së Akademisë ku parashtrohen disa reforma. Si mund të gjykohet për reformimin e një institucioni ku nga 6 reforma ka prodhuar vetëm 1.

Milva Ekonomi: Të zgjatemi tek platforma juaj. Ne e kemi platformën tuaj. Kemi marrë edhe propozimet tuaja. Do donim një informacion më të plotë për këtë gjë

Valteri:  Kjo është Akademia e Shkencave dhe të mos bëjmë të njëjtin gabim që bë Rama që ta trajtojmë mazhorancë-opozitë. Nuk ke nevojë të thuash asgjë Eglantina Gjermenit, apo Lindita Nikollit. I vetmi njeri që i hedh trutë Ramës është nipi juaj. Fol me nipin dhe hajde të flasim për reformat. Ju e keni problemin familjar.

Fuga: Unë nuk i ngatërroj problemet familjare me ato të punës sepse kjo do të përbënte një korrupsion pasiv. Nuk jam duke folur për kontekstin por për procedurën. Unë gjykoj se deputeti gjykon për përmbajtjen dhe procedurën. Duke parë ngecjen e Reformës, me rastin e përvjetorit dhe dhënies së çmimeve për Skëndërbeun, Rama shkon në Akademinë e Shkencave. një nga akuzat që më është bërë mua është se ti i mban gjërat për vete. Nga ana proceduriale Akademia e Shkencave bën për herë të dytë zgjedhje të paligjshme sepse kandidon dikush që është kryetar partie, që ligji e ndalon.  Personi juridik nuk është person fizik. Për çdo nen mund të rrimë nga gjysmë ore për të vënë duart në kokë dhe kjo vjen se në grupin e punës nuk keni asnjë jurist. Organet e akademisë janë asambleja, kryetari. Unë kam bërë një studim, për çfarë i duhet akademisë biblioteka ku në 100 meta në vijë ajrore ka bibliotekën kombëtare. E dinë ministrat se kostoja e një libri shkon në 200-300 mijë lekë. Çfarë librash botohen kur shkencorët mund t'i bëjnë institutet përkatëse.

Neni 6 pika 5: Anëtarët e asamblesë që mbushin 75 vjeç marrin statusin e meritës. Një profesor del në pension 68 vjeç. Degradimi i Akademisë filloi kur ata filluan të kenë një status akademiku edhe kur ishin shkëputur nga kërkimi shkencor. Projektligji bie në kundërshtim me kushtetutën. Të marrësh pjesë në një asamble ku ti zgjedh dhe nuk zgjidhesh. Këto nuk kanë asnjë pikë. Unë jam për një shpërblim por jo për privilegjet. Çfarë pune do bëjë akademiku kur kryen funksione në kundërshtim me ligjin. Pyetja ime është çfarë pune do të bëjë seksioni. Pranë akademisë ngrihen dhe komisione të përhershme apo të posaçme.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xll: 10/07/2019 19:06

    Ik o tan debili se vetem ti del kundra çdo gjeje ne te gjitha fushat

    Përgjigju
  • TIRONCI: 10/07/2019 16:49

    o bole deputet ,po te kishte dash me e zgjidh me nipin ishte bo kryetar ai sot,por fatkeqesia e ketij veni eshte se nga ai parlament dalin ca plera e hyjne ca bole si puna jote

    Përgjigju
  • Avduli: 10/07/2019 14:41

    Mire ja the ketij filozofit, se ka nja nje vit qe po na can tra*in! Zgjidhe me nipin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka