TIRANE- Guvernatori i BSH si dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, vijojnë të heshtin përballë skandalit të vjedhjes së thesarit. Ndërsa Ligji për “Bankën e Shqipërisë” e ka të përcaktuar qartë se nëse Guvernatori do të vendosë të jap dorëheqjen duhet të lajmërojë Kuvendin të paktën tre muaj para, për të lënë kohën e duhur në zgjedhjen e pasardhësit si dhe të shmangies së ngërçit në bankë. Në një kohë kur Shoqëria Civile është angazhuar për të mbledhjen e firmave për shkarkimin e guvernatorit të BSH, Ardian Fullani, Prokuroria e Përgjithshme është duke vijuar me mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të vjedhjes në këtë institucion.